Këshilli i Evropës pas refuzimit të 3 kandidaturave nga Shqipëria për gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dhënë edhe shpjegimin për arsyen e vendimit.
Sipas Këshillit të Evropës shkak i refuzimit është bërë procedura e përzgjedhjes së tyre.
"Gjatë kryerjes së procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për postin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, nuk është zbatuar legjislacioni në fuqi" thuhet në vendimin e Këshillit të Europës.
Pas këtij vendimi Komiteti rekomandon që Asambleja të refuzojë listën në kuadrin e procedurave të përzgjedhjes kombëtare që nuk duket të kenë qenë në përputhje me standardet e kërkuara.
Tre kandidaturat që u dërguan për votim nga Shqipëria ishin Ina Rama, Sokol Berberi dhe Gent Ibrahimi.
Nga tre kandidatët do të përzgjidhej vetëm njëri për gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com