Gjyqtarja e apelit para vettingut, KPK: Ka probleme me pasurinë

Gjyqtarja e apelit para vettingut, KPK: Ka probleme me pasurinë

Flutura Skënderi me rreth të kuq

Komisioni i pavarur i kualifikimit ka konstatuar probleme në disa prej kritereve të vlerësimit për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Flutura Skënderi. Në seancën dëgjimore të zhvilluar këtë të martë për trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj parashtroi rezultatet e hetimeve të kryera për gjyqtaren.

Nga hetimet rezultoi se gjyqtarja ka mospërputhje ne deklarimet e pasurisë dhe mosdeklarim e shpenzimeve për rregullimin e një apartamenti. Gjithashtu ka deklarime kontradiktore edhe për mënyrën e shlyerjes së një kredia prej 18 mijë eurosh në vitet 2004-2005 si dhe për një truall 3200 metra katror në Korçë.

Sakaq KPK konstatoi edhe konflikt interesi për dy cështje gjyqësore. Sipas relatorit të cështjes, në këto dy cështje që janë gjykuar nga gjyqtarja ka qenë palë ndërgjyqëse edhe kompania që ka ka kontraktuar gjyqtarja për një apartament dhe nuk e ka deklaruar.

Për figurën, gjyqtarja e Apelit rezultoi e pastër. DSIK ka dorëzuar një raport pozitiv për të.  Tashmë vazhdimësia e gjyqtares Flutura Skënderi në sistemin e drejtësisë pritet të vendoset më datë 23 korrik ne orën 10.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 21/07/2020 17:13

    Pisat e drejtesise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite