Gjyqtarja që nxori nga burgu Malltezin shtëpi te kullat e tij, KLGJ nuk përgënjeshtron konfliktin e interesit! Në vend të Iliriana Olldashit kritikon mediet që e kanë demaskuar

Gjyqtarja që nxori nga burgu Malltezin shtëpi te kullat e tij, KLGJ nuk përgënjeshtron konfliktin e interesit! Në vend të Iliriana Olldashit kritikon mediet që e kanë demaskuar

Jamarbër Malltezi dhe Iliriana Olldashi

Këshilli i Lartë Gjyqësor në një reagim të bërë disa orë pas denoncimit të Report TV se gjyqtarja që liroi nga qelia Jamarbër Malltezin ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani, nuk e ka përgënjeshtruar faktin se në këtë mes kemi të bëjmë me konflikt interesi. Duke mos thënë asnjë fjalë mbi pozitën e gjyqtares Iliriana Olldashi dhe për ligjshmërinë e vendimit të saj, KLGJ kritikon mediet që e kanë demaskuar duke nxjerrë këto fakte, që sollën më pas dhe reagimin e SPAK me rekurs të vendimit për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj Malltezit.

Ndërkaq KLGJ ka dënuar gjuhën edhe etiketimet e bëra nga Sali Berisha, gjatë ditëve të fundit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, kryesisht ndaj atyre që i kanë caktuar mësë sigurie për aferën Partizani.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave nga persona publik dhe disa shkrimeve të publikuara në media, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto publikime reflektojnë vetëm disa shembuj të sulmeve mediatike, të pajustifikuara ndaj gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë”, thuhet në deklaratën e KLGJ.

Nga deklarimet e pasurisë, rezulton se Iliriana Olldashi në vitin 2015 ka blerë një apartament 91.6 metra katrorë për vetëm 65 mijë euro tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani nga “Homeplan”, kompania kur Jamarbër Malltezi është aksioner. Pasi redaksia investigative e Report Tv zbuloi konfliktin flagrant të interesit të cilin gjyqtarja e Apelit të Posaçëm e fshehu, SPAK i bëri rekurs vendimit pa vonesë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enveri: 23/11/2023 08:46

    Burgose Liroje burgose liroje burgose liroje.

    Përgjigju
  • Nuk: 23/11/2023 08:11

    Ca fytyrash sidomos ai malltezi

    Përgjigju
  • Meri: 23/11/2023 07:51

    Tamam si Berisha,e njejta gjuhë,ne vënd që të kërkoinë falje ,hidhen nē sulmë.Edhe ju mos u ndalni ,bëni punën tuaj,informoni publikun,pavarsisht se mafjozve dhe të korruptuarve nuk I pëlqen e vërteta .

    Përgjigju
  • Iris: 23/11/2023 03:17

    I paska vene ne levizje miqte e KLGJ kjo Olldashi! Ka ardhur koha per ndere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë