Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë

TIRANE-  Në vitin 2019 familja e gjyqtares së Apelit të GKKO-së Saida Dollani u kërcënua me jetë teksa ajo ishte pjesë e trupit gjykues që do dënonte Emiljano Shullazin e grupin e tij.

Në 2021 pranoi kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, rreth rolit të tij në masakrën e Gërdecit dhe vijimin e hetimeve për ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta duke rikthyer makthin e Sali Berishës e djalit të tij, Shkëlzen se do të vihen para përgjegjësisë.

Aktualisht Saida Dollani mban postin e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me kompetencat e kryetares së kësaj gjykate.

Pikërisht kjo gjyqtare është përzgjedhur nga ambasada amerikane si shembull i gruas së jashtëzakonshme që ndryshojnë botën dhe na frymëzojnë për të treguar historinë e saj në kuadër të Muajit të Historisë së Gruas

Në moshën 24 vjeçare vendosi të bëhej gjyqtare për të kontribuar në krijimin e shtetit të së drejtës pas diktaturës.

Mamaja e dy fëmijëve që u bë gjyqtare

Vështirësitë e paragjykimet ishin të shumta.

“U paragjykova për vendimin që mora të ndjek karrierën e gjyqtares në të njëjtën kohë që isha nënë e dy fëmijëve, 6 dhe 7 vjeçe e gjysmë” tregon ajo në videohistorinë e postuar në faqen e ambasadës.

Vështirësia e dytë ishtë të luftonte me paragjykimin se një grua gjyqtare nuk do të ishte e aftë dhe e fortë, aq sa duhet të gjykonte çështje penale. Për këtë iu desh të përballej me kërcënime të mëdha nga krimi i organizuar.

Mos harro ke dy fëmijë! Burrit i vendosën pistoletën në gojë

Ishte viti 2019. Burri i gjyqtares, Saida Dollani denoncoi se u kërcënua me pistoletë në prill të këtij viti teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.  

“Në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda" ka qenë dëshmia e bashkëshortit të gjyqtares

Saida Dollani u largua  nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve në 2020.

Si e kujton tani vite më pas?

“Në një karrierë të gjatë si gjyqtare pa asnjë kompromis me padrejtësinë dhe të paligjshmen kam hasur si trysni, ashtu edhe kërcënime.  Pjesë e kërcënimeve të krimit të organizuar ka qenë edhe familja ime. Bashkëshorti ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim. Pati shumë shqetësime por asnjëherë nuk u bë shqetësim për mua. Gjithmonë më thoshte, ke marrë përsipër të jesh gjyqtare, bëje detyrën tënde sa më mirë, nuk e bën vetëm për fëmijët e tu, e bën për fëmijët e të gjithëve” - thotë gjyqtarja Saida Dollani në videorrëfimin e saj publikuar sot (28 mars 2024) në faqen e facebook të ambasadës amerikane. 

Gjyqtarja që 'përvëloi Berishën e ripahi dosjen e Gërdecit

Në shtator të vitit 2009, ish anëtarët e Gjykatës së Lartë Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea mbyllën me procedurë dosjen e Fatmir Mediun, i cili ishte marrë pandehur nga prokuroria si pjesë e përgjegjësisë për korrupsionin shtetëror në Gërdec, ku humbën jetën 27 njerëz, u plagosën rreth 300 të tjerë si dhe u shkatërruan qindra banesa dhe biznese. Vendimi i diskutueshëm bazohej në ‘arsyetimin’ se Mediu ishte veshur sërish me imunitetin e deputetit pas zgjedhjeve parlamentare të 2009, dhe sipas tre gjyqtarëve nuk mund të vijonte gjykimi. Dy gjyqtaret Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako ishin kundër dhe kërkuan që të vijonte gjyqi, me arsyetimin e Kuvendi ia kishte hequr një herë imunitetin Mediut dhe se nuk kishte kuptim që t’ia hiqte edhe një herë për të njëjtën akuzë të prokurorisë.

Gati 5 vite më vonë, në shkurt të vitit 2021, SPAK kërkoi rihapjen e dosjes së Gërdecit dhe rinisjen e hetimeve për rolin e Fatmir Mediut, në cilësinë e ish ministrit të Mbrojtjes që u kujdes për letrat e punishtes së vdekjes, që siç edhe rezultoi më pas, doli që ishte një biznes i Familjes së Sali Berishës. Në shtator të vitit 2021, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani, rrëzoi vendimin e Erjon Çelës, duke pranuar kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, rreth rolit të tij në shpërthimin e Gërdecit.

Vendimi i gjyqtares Saida Dollani u ankimua nga Mediu në Gjykatën e Lartë. Por, Mediu u rrëzua nga Gjykata e Lartë në 21 dhjetor të vitit 2021, duke konfirmuar si të ligjshëm vendimin e zonjës Saida Dollani. Aktualisht dosja e' Masakrës së Gërdecit' është në gjykim në GJKKO dhe i pandehur është marrë Fatmir Mediu. Paralelisht  SPAK ka hapur edhe një tjetër çështje, teksa  vijon hetimet për “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash” duke dhënë shpresë se përgjegjësit kryesorë do të dënohen, një hetim që do të çojë te përgjegjësia  e Sali Berishës dhe djalit të tij, Shkëlzenit, emra të cilat dalin në shumë prova. 

Mesazhi për të gjitha vajzat

Historia e Saida Dollanit si një grua gjyqtare në Shqipëri është histori frymëzimi.

“Sot i them se secila prej jush e shkruan vetë historinë e karrierën e saj. Përfaqëso cilësitë më të mira e asnjëherë mos nënvlerëso potencialin që ke për një botë më të mirë. Qëndro e fortë e vijo të kapërcesh të gjitha barrierat në karrierën tënde. Je kapitali më i çmuar dhe kontributi jot është i domosdshëm dhe I rëndësishëm për të sjellë ndryshime pozitive” thotë ajo në video.

Mirënjohje të madhe ka dhe për të ëmën.

“Nënës time i them faleminderit dhe mirënjohje pa fund që më pajisi me forcën e dritën për të parë se ligji është i barabartë për të gjithë.”

Historia tregohet gjatë Muajit të Historisë së Gruas në mars.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 28/03/2024 20:00

    Mendoj se shqiptaret e djegur nga nje drejtesi krejtesish e korruptuar per 30 vjet me radhe, e kane te veshtire te besojne,por ama,ashtu siç duhet kurajo te punosh nen kercenime reale,po ashtu, duhet kurajo,force dhe mbeshtetje per keta gjyqtare e prokurore nga gjith shqiptaret, sepse po tregojne,pikerisht,ne kercenime reale per jeten e tyre dhe familjeve,qe ka nje fije shprese se kursi ne Shqiperi, do ndryshoje,dhe per kete,sepse jane te paret,duhet vleresuar dhe mbeshtetur!

    Përgjigju
  • Agjenti: 28/03/2024 13:55

    Me ca parash ja pagon studimet ne France femijeve?

    Përgjigju
  • asolingo: 28/03/2024 13:43

    Kam pershtypjen se do ti shkonte te behej ministre e brendshme apo e drejtesise,Rama ti shikoje keto gjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve