TIRANE-Gjykata ka vendosur që të rikthejë për vijim të hetimeve dosjen e kërcënimit të burrit të gjyqtares Saida Dollani. Pas 10 muajsh hetime, prokurorja e Tiranës, Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, por gjykata e ka kthyer. Por si ndodhi ngjarja? Burri i gjyqtares, Saida Dollani denoncoi se u kërcënua me pistoletë në prill të vitit të kaluar, teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.
“Në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda" është shprehur mes të tjerash burri i gjyqtares.
Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.
Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Gjyqtarja Saida Dollani
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.6%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Revanshi’/ SPAK mbyll hetimet për 14 të pandehur mes tyre Shullazi, Avdyli, Duka e Cukali! Akuzohen për 6 tentativa vrasjeje, përfshi atë të Martinaj, Bamit e Ndokës
15 Shkurt, 13:25
-
Operacioni ‘Revanshi’ goditi 7 grupe kriminale, SPAK mbyll hetimet për 20 të pandehur, u komunikon akuzat! Mes tyre ‘ushtarët’ e Martinajt dhe Shullazit
31 Janar, 12:42
-
Nancy VanHorn takohet me kryetaren në detyrë të Apelit të GJKKO: Guxim i pamasë dhe sakrificë personale, SHBA mbështetje të përkushtuar ndaj Drejtësisë
11 Dhjetor 2024, 15:10
-
Nipi i Pajtim Serjanit u kap me 1 kg kokainë, nga klientë të thjeshtë tek njerëz të njohur, droga shpërndahej në zonën e ish- Parkut dhe në lokale nate në Tiranë
10 Dhjetor 2024, 12:01
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 10:46
-
Në burg për trafik armësh dhe grup kriminal, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Admir Tutaj për ndryshim mase! Në shtator u ekstradua nga Kolumbia
11 Tetor 2024, 12:36
-
Do ekstradohen nga Gjermania/ Fabio Ballabani kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, 25 vjeçari plagosi një person tek Rrethrrotullimi i Plepave (EMRAT)
28 Gusht 2024, 20:19
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht 2024, 12:24
-
Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimet e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve
28 Qershor 2024, 10:26
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj 2024, 11:55
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj 2024, 11:16
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj 2024, 10:22
Po ky o nona e krimit. Deri tani, 10 rob ka vra. Po qe ka i tuf pronash. Rezortin dhe shpin në dyrres te vila e zogut ja ka kalu në emer te dashnores vet.
PërgjigjuKush eshte dashnorja dhe ca resorti ka?
Po kalamajt si imban me studime ne france .... Se aty te punoshe ste dalin 3 euro ne muaj... Apo vk ca rendesie ka si kerkon njeri llogari
PërgjigjuKush ja piu gjakun shqiptareve per 30 vjet demokraci ? Gjyqtaret e atij sistemi te korruptuar apo ca tipa si ky Shullazi
PërgjigjuDuhet te rikthehet denimi me vdekje....nuk na duhet europa...
Përgjigjuca denim me vdekje ... per kriminelat ka vetem nje opsion si ne cdo vend europes ne gjermani franc zvicer austri .... i fut gjilponen vlla dhe neser e ke tu kap flutra ska mo rrezikshmeri po ska shtet ske ci ben
Po re ti Erjono denimin me vdekje se ke qef ti ose ca matufa te tjer do vejm tknoqeni ju thashethemaxhit e pallateve e ca gjyqtar qe ja pin gjakun ter hallexhive e ju te rrini rehat e te mbreteroni po re patjeter
Kush ti denoje me vdekje?