Gjyshërit që rrisin nipërit
bëjnë shumë gabime

Gjyshërit që rrisin nipërit<br />bëjnë shumë gabime
SHBA- Fëmijët po u besohen gjithmonë e më shumë gjyshërve, por studimet tregojnë që këta të fundit duhet ndoshta të bëjnë ndonjë kurs për t’u përditësuar me zbulimet e reja për kujdesin e të fëmijëve.

Universiteti i Alabamas paraqiti një kërkim në takimin e Akademisë Amerikane të Pediatrisë në New Orleans duke shpjeguar se gabimet nuk mungojnë dhe nisin që nga pozicioni i bebes teksa fle gjumë e deri tek vendosja dhe pozicioni në makinë. Këto duhet të korrigjohen sa më shpejt nga pediatrët, duke qenë se nëpër vizita të sapolindurit i sjellin gjyshërit.

"Rekomandimet mbi shëndetin dhe sigurinë janë vazhdimisht në ndryshim - shpjegon Kathryn Hines, një nga autorët e studimit, e cila ka vërtetuar edhe një rritje prej 20 për qind të “gjyshërve babysiter” në SHBA gjatë dekadës së kaluar. Ajo shpjegon se shumë prej këtyre rekomandimeve kanë ndryshuar që nga koha që gjyshërit kujdeseshin për fëmijët e tyre”.

Gabimet më të zakonshme janë identifikuar nga një pyetësor prej 15 pyetjesh drejtuar një grupi gjyshërish në Alabama. Kur u pyetën se kush është pozicioni më i mirë për të fjetur, më pak se gjysma e tyre janë përgjigjur "me shpinë", që në fakt kjo është rekomanduar për të zvogëluar rrezikun e vdekjes në djep.

Në lidhje me përdorimin e arushëve dhe batanijeve në djep, të cilat sipas të Akademisë Amerikane të Pediatrisë duhet të shmanget sepse ata mund të shkaktojnë mbytje, 49 për qind e të pyeturve i kanë konsideruar ato të pranueshme, ndërkohë që 74 për qind janë pro përdorimit të rrethoreve për bebet, që në fakt është dhënë nga ekspertët si një nga shkaqet kryesore të aksidenteve dhe zhvillimit të ngadalshëm të fëmijës.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt