Protestuesja e Rrjollit dhe një nga organizatoret e protestës për Zvërnecin, Luçiana Kokaj, ua kushtoi fjalën e saj pensionistëve. Kokaj tha se sot protesta është edhe në emër të tyre.

“Në familjen e gjithsecilit prej nesh s’ka një gjysh që mund të jetojë me dinjitet vetëm me pensionin e tij, është i varur nga fëmijët e tij në mërgim. Sot ka qenë një thirrje shumë e bukur nga të rinjtë: merr gjyshin në protestë. Nëse gjyshi nuk vjen dot, protesto për gjyshin!”, tha Kokaj.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni 'u dorëzohet' pensionistëve! Rikthejnë 'flamingot' dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive