Meghan Markle dhe babai i saj duket se nuk do të gjejnë paqe. Pas konflikteve të bujshme, babai i dukeshës shpresonte që inati i saj të zbutej tashmë që Meghan u bë nënë e vogëlushit Archie. Por mesa duket ata nuk do të gjejnë paqe.
Sipas The Sun dukesha ka marrë vendimin e prerë që babai i saj të mos e takojë kurrë nipin e tij. Dukesha e Sussex ka treguar se 75 vjeçari Thomas Markle do të qëndrojë larg tyre për të mbrojtur veten, burrin dhe vogëlushin.
Komento