Një mama beqare ka mahnitur me mijëra njerëz me pamjen dhe moshën e saj vërtet sfiduese.

Gina Stewart, me një fizik shpërthyes, është tani një prej finalisteve që konkurrojnë për Miss Maxim 2018.

Modelja mbresëlënëse, e cila ka katër fëmijë, ka eliminuar me qindra vajza që nuk kanë as gjysmën e moshës së saj që kur ka nisur veprimtaria në fjalë.  

Me pamjen e saj tepër të re dhe një fizik të pabesueshëm, do të habiteshit me të vërtetë po ta merrnit vesh se sa vjeçe është.

Pra a mund ta gjeni moshën e saj?

Mamaja, e cila ka 40,000 ndjekës në Instagram, është 47 vjeçe.

Duke folur për Daily Mail Australia, gruaja me rini të përjetshme, rrëfeu se ajo u bë gjyshe në moshën 46-vjeçare dhe tani ka një mbesë 10 muajshe.

Gina ka dy djem dhe dy vajza, të moshës 27, 25, 23 dhe katër-vjeçare.