'Gjyshërit po na shajnë që s'e mbajtëm dot'...Banorët e Kozares kërkojnë të marrin në dorë kishën 300-vjeçare monument kulture (VIDEO)

KUÇOVE - Kisha e Shën Ungjëllizimit në fshatin Salcë-Kozare në rrethin e Kuçovës, një monument kulture 300-vjeçar, është lënë prej vitesh në mëshirë të fatit. Askush nga institucionet përgjegjëse nuk është kujtuar më për këtë pasuri të veçantë, e cila u zhduk nga flakët 5 vjet më parë, nga qirinjtë e lënë ndezur pas meshës fetare gjatë festës së Shën Marisë, në 15 Gusht 2014.

Banorët kanë kërkuar një dëgjesë publike me drejtuesit e Mitropolisë dhe bashkisë së Kuçovës. Pas shumë kërkesave dëgjesa publike mes tyre është zhvilluar në ambientet e brendshme të kishës së djegur dhe pa çati.

Banorët kanë kërkuar që kisha të ndërtohet mbi themelet e mbetura  dhe më pas t’i kalojë komunitetit në mënyrë që ata ta mirëmbajnë vetë. Ndërsa fillimisht kërkojnë vendosjen e kambanës, që sipas tyre, duhet të dëgjohet nga besimtarët ortodoksë çdo ditë dhe gjatë festave fetare.

"Këtë kishë e kanë ndërtuar gjyshërit tanë e baballarët tanë të cilët janë të shtrirë të gjithë pas kësaj kishe dhe po rënkojnë e po na shajnë dhe po na bërtasin neve pasi nuk ishim në gjendje ta mbajmë këtë. Ne duam që kjo kishë të hiqet nga muzeu, pasi muzeu e katandisi në një stallë bagëtish. Duam që kjo kishë t'i kalojë komunitetit".

"Doja që këtë kishë të vendosej kambana që të dëgjohej qoftë për Krishtlindje, qoftë për Pashkë. T'i ndihej zëri sërish, sepse ka shumë vite që kjo nuk është dëgjuar si kishë", - shprehen banorët.

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari u shpreh se do të bëhet maksimumi për restaurimin e kësaj kishe.

"Kjo kishë që të restaurohet ka nevojë për një fond goxha të madh që edhe bashkia e Kuçovës ashtu sikurse thatë edhe ju që banorët janë të varfër edhe bashkia e Kuçovës nuk është fortë mirë ekonomikisht. Gjithsesi ne do të bëjmë maksimumin tonë. Do të trokasim nëpër dyert përkatëse si edhe do të bëjmë projektin gati", tha ai.

Kisha Ungjëllizimit në fshatin Kozare të Kuçovës daton që prej viteve 1700-1800.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik bajg gjolek plera: 27/08/2019 17:56

    Ikni ore derdimenë trushpëlarë. Ah Enver Enver!

    Përgjigju
  • Hoxhallarët Himarjot: 27/08/2019 10:05

    Nuk shikojnë të mbjellin që të jetojne mirë por duan xhami e kisha. Edhe bagetia qe eshte bageti ka mend, eshte e lire pa fe!

    Përgjigju
  • Prifterinjte Lazaratas: 26/08/2019 20:11

    Dmth e dogjen vetë me qirinj budallenj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie