Kontrata e firmosur në fundin e tij me Fiorentinën, thotë që Cesare Prandelli do të qëndrojë ulur në pankinën e kombëtares së Italisë, të paktën deri në vitin 2014. Por pasi e ka ngritur Italinë nga "hiri" i polemikave dhe rezultateve, trajneri tani kërkohet nga shumë skuadra, që duan ta joshin përmes milionave.

Roman Abramovich, bosi i skuadrës së Chelsea është një admirues i madh i Prandellit. Atij, sipas burimeve pranë klubit londinez, i ka pëlqyer loja e Italisë, dhe kërkon ta instalojë edhe tek "blues". Paratë për të nuk janë një problem, dhe mund të paguajë lehtë dëmshpërblimin tek FIGC.

Por një ofertë joshëse vjen edhe nga Rusia, me skuadrën e CSKA Moskës që pasi është zhvlerësuar dy sezone rresht në kampionat nga Zeniti, kërkon një trajner po italian si kampionët, për të rikthyer dominimin.

Por për Cesare Prandelin ekziston edhe një ofertë nga skuadra franceze e Marseille e cila kërkon të rikthejë titullin e munguar në Ligue 1. (rb/shqiptarja.com)