Raporti/ Gjysma e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë deri në vitin 2035

Raporti/ Gjysma e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë deri në vitin 2035

Foto ilustruese

Federata Botërore e Obezitetit ka publikuar një raport në të cilin shkruhet se deri në vitin 2035 më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obezë.

Obezitet është një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së shumë sëmundjeve kronike dhe vdekjeprurëse si:

Sëmundjet kardiovaskulare

Sëmundjet e kockave, si artriti apo osteoartriti

Tensioni i lartë i gjakut

Diabeti

Kanceri

Probleme frymëmarrjen etj

Sipas mjekëve dhe ekspertëve të fushës, stili i jetesës është çelësi për të shmangur shtimin e peshës pa kufi. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me raportin e publikuar nga Federata Botërore e Obezitetit, si edhe disa këshilla se si të ruani një peshë të shëndetshme.

Detajet e raportit

Sipas raportit parashikohet se më shumë se 4 miliardë njerëz do të preken nga mbipesha apo obeziteti. Në të thuhet se normat e obezitetit që do të rriten me shpejtësi veçanërisht tek fëmijët.

“Kjo prirje është shqetësuese”, tha Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit, “qeveritë dhe politikëbërësit në mbarë botën duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur kalimin e kostos që kjo sjell në sistemet shëndetësore, sociale dhe ekonomike tek brezi i ri”.

Raporti përdor indeksin e masës trupore (BMI) për vlerësimet e tij, një numër i llogaritur duke pjesëtuar peshën e një personi në kilogram me gjatësinë e tij në metra në katror.

Në vitin 2020, 2.6 miliardë njerëz ishin mbipeshë ose obezë, thënë ndryshe rreth 38% e popullsisë së botës.

Në raport shkruhet se pothuajse të gjitha vendet që pritet të shohin rritjen më të madhe të obezitetit në vitet e ardhshme, janë vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare.

Raporti parashikon që ndikimi në ekonomi mund të arrijë në 4.32 trilion dollarë në vit deri në vitin 2035. Megjithatë, autorët theksojnë se nuk fajësojnë individët.

“Ky është rezultat i dështimeve për të siguruar kujdesin shëndetësor, ushqimin dhe sistemet mbështetëse që ne të gjithë kemi nevojë për të jetuar jetë të lumtur dhe të shëndetshme”, tha Johanna Ralston, themeluesja e Federatës Botërore të Obezitetit.

Këshilla se si të ruani një peshë të shëndetshme

Konsumoni më shumë fruta dhe perime

Ushqehuni me produkte të pasura me fibër të cilat treten ngadalë dhe balancojnë sheqerin në gjak.

Sa më shumë ushqime të shpejta e të përpunuara të hani, aq më të prirur do të jeni të bëheni obezë.

Kujdes me pijet e gazuara

Pirja e lëngjeve të tilla në ditë ju bën të shtoni minimalisht 3 kg në vit.Edhe pijet ‘dietike’ janë fajtore për shtimin në peshë sepse përmbajnë ëmbëlsues artificialë që mashtrojnë trupin duke e bërë të kërkojë më shumë të ëmbla.

Aktiviteti Fizik

Synoni të ushtroheni të paktën 150 minuta në javë ose 30 minuta çdo ditë.

Gatuani Në Shtëpi

Nëse gatuani në shtëpi do të jeni më të motivuar të ushqeheni shëndetshëm dhe të mos konsumoni alternativa të dëmshme ushqimore.

Reduktoni stresin

Stresi është përgjegjës për ushqyerjen jashtë normales gjë që padyshim nxit mbipeshën. Ai kryesisht nxit neps për të ëmbla, të kripura, të përpunuara dhe ushqime të pashëndetshme./AgroWeb

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë