Personat me mbipeshë kanë nevojë për përkrahje institucionale

Personat me mbipeshë kanë nevojë për përkrahje institucionale

Brenda një muaji 260 pacientë që kanë probleme me mbipeshën kanë kërkuar ndihmë në Qendrën për Menaxhimin e Obezitetit në Maqedoninë e Veriut.

Për endokrinologët, shqetësues mbetet fakti se gjithnjë e më shumë po ulet mosha e pacientëve që kanë probleme me mbipeshën.

“Një e treta e pacientëve që kemi trajtuar në Qendrën për Menaxhimin e Obezitetit i takojnë moshës nga 14 deri 18 vjeç”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Taner Hasan, endokrinolog nga Qendrën për Menaxhimin e Obezitetit në Spitalin 8 shtatori.

Ai shton se një numër mjaft i madh i pacientëve, fatkeqësisht në moshën e adoleshencës, të cilët kanë obezitet, ndodhen përballë rrezikut për të zhvilluar diabetin dhe çrregullime të tjera në organizëm.

Qendra për Menaxhimin e Obezitetit është hapur më 4 mars në kuadër të spitalit “8 Shtatori” në Shkup (ish-Spitali Ushtarak) e para e këtij lloji në vend.

Kjo qendër, pacientëve që vuajnë nga mbipesha e të cilët kanë sigurim shëndetësorë pa pagesë, u ofron një plan për ushqyerje në bazë të peshës trupore, si dhe një plan të detajuar të terapisë farmakologjike, për ata që kanë nevojë për terapi. Ndërsa, për pacientët jashtëzakonisht obezë kjo qendër, e cila hapet e para e këtij lloji, pacientëve u ofron heqjen e peshës përmes kirurgjisë bariatrike.

Mjekët te pacientët kanë trajtuar pasojat e obezitetit dhe jo obezitetin si problem

Endokrinologu Taner Hasan thotë se deri më tani mjekët kanë trajtuar më shumë sëmundje që shkaktohen nga mbipesha, por jo mbipeshën që është shkaktar i shumë sëmundjeve.

“Kemi trajtuar vetëm komplikimet që ka shkaktuar obeziteti, ndërkohë që burimi i problemeve edhe më tej ka vazhduar të ekzistojë. Tani për herë të parë pacientët kanë mundësi të trajnojnë obezitein si burim apo shkakar i shumë sëmundjeve që shkakton pesha e tepërt”, thekson ai.Qytetarët në vend ankohen se mbipesha nuk trajtohet si problem shëndetësor për shumë vjet, përpos nëse nuk shfaqen sëmundjet e sheqerit ose ato kardiovaskulare.

Konsultat për një regjim të shëndetshëm ushqimor kanë mundur t’i bëjnë vetëm te mjekët nutricionistë privatë për çka duhet të ndajnë një shumë të madhe të parave edhe atë për një kontroll nga 50 deri 100 euro.

Rexhep ,Qamili gazetar, i cili i është nënshtruar intervenimit kirurgjik si mënyrë për të larguar peshën e tepërt trupore, thotë se mungesa e institucioneve të specializuara për konsultim ka bërë që vendimin ta marrë brenda pak kohësh dhe pa konsulta paraprake.

“Sigurisht se po të kishte ndonjë qendër, ndonjë mbështetje institucionale gjithsesi se do të përdorja këtë mundësi para se të vendosja të operoja lukthin”, shprehet ai.

Nga ana tjetër, Aleksandar Mitev, mjek i shëndetit publik, thotë për Radion Evropa e Lirë se personat që vuajnë nga mbipesha veçanërisht grupmoshat më të reja, në vend të stigmatizimit duhet inkurajuar në rrugëtimin e tyre sado i gjatë të jetë, në drejtim të arritjes së objektivave të tyre në vend të presionit. Kjo sepse dëshira për ushqim dhe karakteri i dobët për të hequr dorë nga ngrënia e tepërt i bënë të duken keq.

Mitev thekson se për fat të keq presioni është më i theksuar nga ana e rrethit të ngushtë familjar apo atij shoqëror, në vend se këta persona të inkurajohen të kërkojnë ndihmë profesionale dhe mbipesha të shihet si sëmundje dhe jo ves i keq.

“Ndodh që ngaherë duke dashur të ndihmojnë, përsëritja e shpeshtë e problemit me mbipeshën bën që të prishen dhe raportet ndërnjerëzore. Ndërkohë që këta persona kanë nevojë për inkurajim drejt zgjidhjes së këtij problemi që kërkon shumë durim dhe forcë për të ndryshuar shprehitë e të ushqyerit dhe aktivitetit fizik”, thekson Mitev.Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për obezitetin te fëmijët i publikuar në fund të vitit të kaluar, ka nxjerrë në pah se 32 për qind e fëmijëve të moshës shtatëvjeçare në Maqedoninë e Veriut janë me mbipeshë, ndërsa 15 për qind janë obezë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën