Gjysma e shqiptarëve mbi peshë,Ylli:
Kontroll reklamave e fast food-eve

Gjysma e shqiptarëve mbi peshë,Ylli:<br />Kontroll reklamave e fast food-eve
Gjysma e popullsisë në Shqipëri është e mbi peshë dhe 30 % për qind janë obezë. Shifër alarmante ka edhe tek fëmijët  të cilët janë 15 % e fëmijëve në moshë shkolle që janë obezë.
 
Për të kontrolluar dhe monitoruar këtë faktor risku në shkurtimin e jetës, shefi i sëmundjeve kronike në Institutin e Shëndetit Publik,  Alban Ylli, shpjegoi edhe mënyrën se si do të rritet kontrolli në cilësinë e ushqimeve dhe në edukimin e popullatës.

“Kontrolli i reklamave për ushqyerjen e pashëndetshme, ndërhyrja te fast food-et pranë shkollave, kontrolli i ushqimeve që kanë kaluar në një proces industrial të konsideruar të rrezikshëm për shëndetin, etj. Nuk kemi parashikuar taksa për shqimet me kalori më të larta, në një fazë tjetër ndoshta. Informacion e punë në shkolla, të besohet se nëse shkollat fokusohen te kjo, e ardhmja do të jetë më e mirë në lidhje edhe me obezitetin”, u shpreh Ylli.
  
Nëse deri më sot, arsyet e obezitetit janë konsideruar si individuale, Alban Ylli e hedh poshtë këtë tezë.

“Lidhet me mjedisin rreth personit, me njohuritë që merren në shkollë dhe më qëndrimin që mbajmë ndaj njohurive që marrim në shkollë dhe me aktivitetin fizik”, tha Ylli.
 
Ndërkohë që edhe mënyra e testimit për të parë sasinë e dhjamit në trup ka ndryshuar. Tashmë ISHP do të përdorë një teknikë të re.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike