“Gjysma në dorë e tjetra në bankë!” Shteti ia kalon privatit, punonjësit ‘viktima’ të nëndeklarimit

Me vetëm 7 mijë e 743 lekë është rritur paga mesatare bruto në sektorin privat në tremujorin e parë të vitit, në raport me vjet. Kjo shtesë në pagë, pothuajse zerohet nëse marrim në konsideratë edhe kostot e shtuara prej inflacionit.

Rritja konsiderohet minimale nga ekspertët e ekonomisë, të cilët pohojnë se shifrat e institucioneve nuk po tregojnë realitetin pasi bizneset po i nën-deklarojnë pagat për të shmangur taksat.

“Duket që edhe problemi i informalitetit apo i nën-deklarimit të pagave nuk është zgjidhur. Pra informaliteti nuk lejon që të tregohet realiteti. Me rritjen e pagave rritet edhe kostoja fiskale”, thotë eksperti fiskal Eduart Gjokutaj.

Edhe pse bizneset thonë se vuajnë për punonjës, dhe se po ofrojnë paga shumë konkurruese me rajonin, shifrat tregojnë të kundërtën. Aktualisht paga mesatare bruto në privat është 68 mijë e 686 lekë, por Gjokutaj thotë se paga reale është më e lartë, pasi në shumë biznese operohet me dy bilance, një pjesë e pagës në dorë e tjetra në bankë.

“Vazhdimësia e dy bilanceve në një ekonomi të vogël si Shqipëria, tregon se nuk është punë teknologjie por mungesë vullneti. Të gjitha ato që janë bërë deri më tani si qasje për të luftuar informalitetin nuk kanë funksionuar, dhe e gjitha kjo i lë një detyrë të madhe të gjitha institucioneve për krijimin e një fronti anti-informalitet që nga njëra anë të luftohet dhe nga ana tjetër të dialogohet me punëdhënësit, që të nxiten me politika subvencionuese”, thotë eksperti.

Duke i nëndeklaruar pagën, punëdhënësi cenon direkt vlerën e pensionit që do të marrë punonjësi në të ardhmen, dhe nga ana tjetër shton fitimet e biznesit të tij.

“Pronari ka kursyer kontributet për sigurime, por nga ana tjetër edhe nga tatimi mbi pagën. Administrata ato lekë që ja gjen por nuk ja merr, i fut në xhepin e vet. Aksionet anti-informalitet bëhen për të justifikuar mos-bërjen e detyrave. Nëse do të zbatoheshin detyrat do të formalizohej ekonomia më shpejt”, thotë Gjokutaj. 

Abuzimi i bizneseve me nëndeklarimin e rrogave është fakt i pranuar edhe nga vetë institucionet por edhe nga kreu i qeverisë.

“Sektori privat po i rrit pagat, por shqetësimi është që po bëhet në mënyrë informale”, tha Kryeministri Edi Rama në 30 dhjetor 2023.

Investigimet e Report TV, zbuluan se mbi 158 mijë qytetarë janë prekur nga nën deklarimi i pagave prej vitit 2021, ndërsa afro 600 mijë qytetar shqiptar rrezikojnë të mbesin pa pension pasi pse figurojnë të punësuar, referuar shifrave zyrtare për ato nuk paguhen fare sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Vetëm si rezultat i kontributeve të ulëta për shkak të nëndeklarimit të rrogave, pensionet po dalin çdo vit e më të ulëta, kur duhet të ndodhte e kundërta.

PAGAT MESATARE BRUTO NË PRIVAT
Janar-Mars 2023          60.943 lekë
Janar-Mars 2024          68.686 lekë
Rritja                             7,743 lekë

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 13/06/2024 18:00

    Respekt dhe mirënjohje për këtë artikull. Ky është i treti këtë vit, mos qofsha i gabuar, dhe jeni të vetmit që shkruani për këtë çështje. Është kriminale si për biznesin edhe për punonjësit që pranojnë pagë në të zezë. Është kriminale dhe vjedhje ndaj atyre që paguajnë taksat pa hile.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025