40-vjeçari, Burim Haxhioll është ekstraduar ditën e sotme nga Kosova për shkak se dyshohet të jetë i përfshirë në disa vepra penale. Shtetasi kosovar akuzohet për penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.
Haxhiolli ishte dënuar me 13 vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë pasi në bashkëpunim me shtetasin Valon Kyçuku , kanë përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha nga persona të ndryshëm gjatë vitit 2009 dhe 2010 në Shqipëri. Haxhiolli dhe Kyçuku, përvetësuan mbi gjysmë milion euro me anë të mashtrimit duke krijuar anëtarësime të rreme se me anë të kurseve dhe librave që shpërndante shoqata “Eurolife” të interesuarit do fitonin shumë para. Më pas këto shuma parash i kanë transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ekstradohet nga Kosova një shtetas i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar :
Burim Haxhiolli , 40 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë.
Shtetasi Burim Haxhiolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 13 vjet burg për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.