Gjysmëfinalet e Champions nisin sonte me Tottenham-Ajax

Tani nis më e bukura. Sonte starton faza gjysmëfinale e Champions League me çiftin e parë Tottenham-Ajax që përballen në aktin e parë në Londër.

Një gjysmëfinale që nuk pritej  duke parë se përballja tjetër do jetë nesër mes Barcelonës dhe Liverpoolit. Gjelat e Londrës do bëjnë të pamundurën të arrijnë finalen e parë historike në një kompeticion europian dhe janë gati, pavarësisht se kanë mungesa. Kapiteni Kane është  i dëmtuar ashtu si edhe Lamela , Aurier e Ëinks, shto këtu edhe mungesën e koreanit Son i pezulluar. Megjithatë trajneri Maurizio Pochettino karikon djemtë e tij duke thënë se tashmë çdo gjë është e mundur:” Mund të marrim çdo rezultat, nuk do jetë e lehtë dhe kemi respekt maksimal për kompeticionin dhe Ajax-in” e mbyll tekniku argjentinas.

Ajax është në formën optimal dhe pas Realit e Juves do të kërkojë edhe kokën e londinezëve. Ekipi që ka shkëlqyer në këtë edicion të Champions është stërvitur në stadiumin e kundërshtarëve me skuadrën e plotë dhe trajneri nuk ka asnjë mungesë sa i përket formacionit. Erik Ten Hag së pari thotë se skuadra e tij është e uritur për sukses:”  Jemi në formë dhe të motivuar , duam që frenat e ndeshjes t’i marrim ne në dorë por nuk do jemi naiv. Jemi të uritur për sukses” e mbyll Ten Hag. Spanjolli Mateu Lahoz do jetë arbitri i gjysmëfinales Tottenham-Ajax që nis në orën 21:00./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?