Gjysmëfinalet e kupës së Italisë, sonte Inter-Napoli

Gjysmëfinalet e kupës së Italisë, sonte Inter-Napoli

TIRANË- Sonte nisin gjysmëfinalet e Kupës së Italisë një trofeu të cilit i është rikthyer prestigji.

Në “San Siro”  Interi pret Napolin në gjysmëfinalen e vajtjes që pritet me shumë interes dhe në stadium tifozët do jenë të pranishëm në më shumë se 60 mijë. Interi është super i karikuar mbi të gjitha pas fitores në derbi 4-2 ndaj Milanit dhe në formacion pritet të ketë disa ndryshime. Handanovic nuk rikuperon nga dëmtimi dhe në portë do jetë Padelli sërish. Bastoni pritet titullar në mbrojtje së bashku me De Vrij dhe Skriniar.

Në mesfushë Stefano Sensi është i preferuar përpara Eriksen dhe nga krahët do të ketë ndryshime krahasuar me derbin ku Moses dhe Biraghi do zenë vendet e Candrevas dhe Young. Në sulm rikthehet Lautaro Martinez që në kampionat ka qënë i pezulluar  dhe për Lukakun nuk ka pushim. Belgu do jetë sërish titullar.

Napoli eliminoi nga Kupa Lazion kampionin në fuqi por në duelin e sotëm vjen pas humbjes me Leccen në kampionat. Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj është i skualifikuar dhe nuk mund të luajë ndërsa portën do e mbrojë Ospina dhe dyshja e qëndrës së mbrojtjes do përbëhet nga Manolas e Koulibaly. Gattuso do bëjë rrotacion në mesfushë me Elmas dhe Demme që mund ta nisin nga minuta e parë ndërsa ka dilema edhe për sulmin. Mertens mund të luajë si një 9-të i fshehur me Callejon dhe Insinge por nuk është surprizë që titullar të jetë edhe Politano.

Në Inter-Napoli që nis në 20:45 pritet spektakël ndërsa nesër po në “San Siro” luhet gjysmëfinalja tjetër ku Milani pret Juventusin./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës