Gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit, sonte Real Madrid-Barcelona! Katalanasit pa 3 lojtarë kyç, trajneri Xavi: Ka ardhur koha të rikthehemi te fitoret

Futbolli spanjoll dhe konkretisht faza gjysmëfinale e Kupës së Mbretit do të vërë sonte përballë në orën 21:00 Real Madridin dhe Barcelonën, që njihet ndryshe si ‘El Clasico’. Kjo do jetë përballja e tretë mes këtyre dy skuadrave në këtë sezon me nga një fitore secila.

Sfida e parë gjysmëfinale në ‘Bernabeu’ e gjen të gjymtuar Barcelonën, pasi 3 lojtarë të formacionit si Leëandoëski, Dembele dhe Pedri janë të dëmtuar, ndërsa lajmi i mirë është rikthimi i Ansu Fatit, i cili ka lënë pas dëmtimin. Sakaq te Real Madrid do mungojë mbrojtësi Alaba dhe Ferlan Mendy, por ndryshe nga Barcelona ‘galaktikët’ vijnë edhe pas një momenti tejet pozitiv.

Fitoret në kampionat dhe sidomos poshtërimi i Liverpool-it në Champions League entuazismon tifozët e Real Madrid, ndërsa Barcelona vjen pas dy humbjeve: në Europa League me Manchester United dhe Almerian në kampionat. Gjithsesi trajneri Xavi është shfaqur tejet optimist në konferencën për shtyp, duke deklaruar se ‘është kohë për të përmbysur situatën dhe për të tentuar fitimin e Kupës dhe kampionatit njëkohësisht’.

Nga ana tjetër trajneri Ancelotti i Real Madrid garanton se ‘skuadra e tij kërkon të fitojë çdo trofe që i del para’. Real Madrid dhe Barcelona janë përballur 35 herë në Kupën e Mbretit, me katalanasit që kanë 15 fitore kundrejt 12 të ‘galaktikëve’.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur