Organizata Joqeveritare "Global Neighbors", nga SHBA, do të investojë 5.3 milionë dollarë në Mitrovicë për ndërtimin e Akademisë Kosovare për Lidership.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri dhe zv/presidenti i OJQ "Global Neighbors", Donald Trott, nënshkruan të premten kontratën.

Sipas zyrës së shtypit të komunës, Akademia, që do të ketë disa objekte, do të ndërtohet në faza, ndërsa në të do të edukohen fëmijët prej nivelit parashkollor e deri në klasën e 12-të shkollës së mesme.

ATSH