Ambasadorja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover, tha se zgjedhjet bëhen për votuesit dhe jo për politikanët, dhe se ky duhej të ishte fokusi i të gjitha palëve. Në kushtet kur sipas saj mund të ketë më tej ankesa dhe apelime për procesin. Glover tha se duhet të ketë një sistem funksional gjykatash që t'i shqyrtojë ato.
"Opozita u tërhoq nga parlamenti në muajin shkurt për të rrëzuar kryeministrin, qysh atëherë opozita bëri protesta dhe disa prej të tyre të dhunshme. Presidenti nxori dekrete për shtyrjen e zgjedhjeve. Megjithatë Kryeministri ishte i vendosur me mbështetjen e zgjedhjeve, po kështu edhe komisioni i zgjedhjeve.
Më lejoni të bëj një pyetje. Për kë bëhen zgjedhjet, bëhen për politikanët apo për votuesit? Në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm është votuesi. Në fund të fundit zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan t'i përfaqësojnë. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm për kandidatin që ata zgjedhin dhe pa asnjë lloj presioni. Zgjedhësit duhet të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të numërohet si duhet. Kandidatët duhet të kenë akses të barabartë në media. Zgjedhjet duhet të jenë të mirëorganizuara dhe funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me të gjitha ligjet në çdo moment. Duhet të ketë edhe një gjykatë funksionale, një sistem funksional gjykatash, që të shqyrtojë ankesat dhe apelimet e kandidatëve dhe zgjedhësve.
Por si funksionoi në praktikë procesi zgjedhor?
Një sërë partish politike arritën të dilnin me kandidatë, nga ana tjetër tërheqja e partive opozitare e kufizoi mundësinë që votuesit të mund të zgjidhnin kandidatët e tyre. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve herë herë e interpretoi në mënyrë kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj. Në total për 61 bashki u regjistruan 97 kandidatë për kryetar bashkie. Megjithatë në 31 bashkitë ku në fletën e votimit ishte vetëm një emër kandidati, kandidatët për kryetar bashkie nuk patën kundërshtarë", tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover
Lajmi kryesor:
OSBE/ODIHR kritika për politikën shqiptare: Zgjedhjet janë për votuesit, jo për politikanët (VIDEO)
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Reforma Zgjedhore, ODIHR thirrje partive politike për veprime konkrete: S’po shohim asnjë përparim! Rekomandimet tona nuk janë përfshirë
5 Mars, 19:10
-
‘Keqpërdorim i administratës publike’, Stano thirrje Serbisë: Zbatoni rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare
29 Shkurt, 16:32
-
Reforma Zgjedhore, OSBE/ODIHR: Partitë të angazhohen për konsultime gjithëpërfshirëse! Basha: Palët të ndalin lojërat politike për interesa vetjake
24 Janar, 09:41
-
Një ditë para mbledhjes së komisionit për 'Zgjedhoren', OSBE apel deputetëve: Kontribuoni për një proces parlamentar funksional
18 Janar, 16:50
-
Reforma Zgjedhore, OSBE takim me Bardhin: Asistojmë për reformë gjithpërfshirëse! Deputeti: Farsa e rifillimit të punës, një tallje! Rama s’na lejon të përfaqësohemi
17 Janar, 18:01
-
Reforma Zgjedhore, OSBE: Mezi presim të angazhohemi me të gjithë aktorët që të arrijmë synimet e përbashkëta për zgjedhjet e ardhshme
11 Janar, 15:35
-
Monitorimi i zgjedhjeve vendore, Audrey Glover takim me Ramën në Selinë e Partisë Socialiste
25 Maj 2023, 09:00
-
Zgjedhjet e 14 majit, monitoruesja e OSBE-së, Audrey Glover takon kreun e KQZ! Celibashi: Biseduam mbi ecurinë e procesit zgjedhor
18 Maj 2023, 12:16
-
Zgjedhjet e 14 majit, 5500 policë për garantimin e procesit! Patrullat e trajnuara nga OSBE dhe KQZ do të vendosen pranë QV-ve dhe KZAZ-ve
10 Maj 2023, 15:08
-
Vendoret e 14 majit/ Takim mes shefave të misioneve të BE-së! Ambasadorja, Hohmann: Me rëndësi respektimi i standarteve ndërkombëtare
26 Prill 2023, 20:31