VLORË - Katër persona janë vënë në prangat e policisë mesditën e së enjtes në plazhin e Jalës, për akuzën e grabitjes me dhunë dhe moskallëzim krimi.
Policia njofton se Jetmir Emini, 18 vjeç; Nafidan Miftari, 19 vjeç; Nimetulla Ferati, 20 vjeç dhe Shaip Ferati, 24 vjeç që të katër nga Shkupi u kapën në flagrancë.
Vetëm Jetmir Emini ka bërë grabitjen, ndërsa tre të tjerët sipas policisë kanë qenë të pranishëm, por nuk kanë raportuar, duke u bërë bashkëfajtor në krim. Emini sipas policisë ka goditur me grushta vajzën me iniciale E.S, 25 – vjeç dhe i ka marrë nga qafa 2-varëse floriri.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Vishës.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO