FIER-48 vjeçai Ylli Saka banues në Roskovec të fierit është përplasur me një karrocë kuajsh teksa drejtonte motorin në Fier. Saka pas përplasjes është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetoj për shkak të plagëve të rënda.

Dyshohet se shkak ka qenë mungesa e ndriçimit në rrugë. 

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Në datën 31.01.2018, ora 18:20, në fshatin “Suk 1” ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi Y.S, 48 vjeç, duke drejtuar një motoçikletë, është përplasur me një karrocë.

Si pasojë e përplasjes shtetasi Y.S ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com