TIRANE - Partizani ka thyer heshtjen duke goditur më në fund në merkaton e verës. Presidenti dhe stafi drejtues pas shumë konsultimesh  dhe pas një ndjekje të gjatë të shumë futbollistëve në të gjitha trevat shqiptare vendosi të firmosë me tre prej tyre.

Legjenda e kuqe e futbollit shqiptar përmes një komunikate për shtyp ka lajmëruar për tre firma që janë hedhur në letër. Në komunikatë ndër të tjera thuhet se  Mevlan Murati, Besnik Krasniqi dhe Labinot Ibrahimi janë tashmë lojtarë të Partizanit.

Ata kanë firmosur kontratat qe i lidhin me skuadrën e “demave”  për tre vitet e ardhshme. Mevlan Murati 19 vjeçar luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe vjen nga ekipi i Shkëndijës në Maqedoni. Murati është një nga futbollistët e talentuar të ekipit nga Tetova dhe lëvizja drejt Shqipërisë pritet që të japë shumë shpejt frytet.

Drejtuesit e klubit të kuq e ndiqnin prej disa ndeshjesh mbrojtësin dhe në fund kanë vendosur të firmosin. Ai ka luajtur në tetë ndeshje këtë sezon, në shtatë prej tyre si titullar. Besnik Krasniqi është futbollisti tjetër me të cilin ka firmosur Partizani, ky i fundit është një mbrojtës i krahut të djathtë dhe ka qenë një emër shumë i lakuar në këtë merkato.

Për të po interesohej edhe Skënderbeu në ditët e fundit. Ai vjen nga kampionët e Kosovës, Prishtina dhe është 23 vjeç. Krasniqi e kishte deklaruar që më parë që do të firmoste me Partizanin. Labinot Ibrahimi nga Prishtina, 27 vjeç është futbollisti i tretë që ka firmosur me ‘demat e kuq’ ai luan në repartin e mbrojtjes ku drejtuesit e skuadrës së Partizanit duket se po kërkojnë përforcimet më të shumta.

Brahimi në qendër dhe dy blerjet e tjera Murati me Krasniqin nga krahët duke se e kanë blinduar mbrojtjen e legjendës së futbollist shqiptar. Presidenti Sallaku është shprehur i kënaqur me afrimet, ndërsa ka premtuar se do të ketë edhe të tjerë në ditët në vazhdim.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)