Sulmuesi Samuel Eto
TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Mungon vetëm firma dhe Samuel Eto do të jetë një futbollist i Sampdorias.
Ish-sulmuesi i Chelsea, sipas mediave italiane ka zgjedhur Sampdorian, pasi dëshiron të kthehet në Itali, aty ku me Interin fitoi gjithçka.
Mediat italiane bëjnë të ditur se bomberi nga Kameruni ka refuzuar dhe një ofertë të Santosit, të ardhur në momentet e fundit vetëm nga dëshira për të luajtur në Serinë A
Mediat italiane gjithashtu pohojnë se lojtari mund të debutojë me Sampdorian pikërisht në ndeshjen e kupës së Italisë ndaj Interit, ndërsa nuk bënë të ditur detaje të ofertës. Diskutimet për transferimin e lojtarit janë zhvilluar në Paris./m.m/










