Rama: Reformë të thellë në sistemin e ujësjellësve, s'i mbajmë dot më me buxhetin e shtetit! Inaugurohet investimi 25.5 mln euro i BE-së, Gjermanisë, Zvicrës dhe Shqipërisë në Kamëz

Duke e konsideruar 'Ujësjellësin' si një ndërmarrje që punësohen militantë, krushq e kushërinj, Kryeministri Rama paralajmëroi sot një reformë të tillë në të gjithë sistemin e ujësjellësve në vend.

Nga Kamza ku është përuruar sot godina e re e Ujësjellës- Kanalizimeve, Rama tha se ato nuk mund të mbahen më me buxhetin e shtetit dhe se gjatë tranzicionit shumë fonde janë copëtuar në segmente interesash elektorale duke mos arritur që të investohet në këtë sistem.  Ai tha se koha që këto ndërmarrje shfrytëzohen si instrumente punësimi ka marrë fund, ndërsa nënvizoi se do të ishte mirë që ujësjellësit të mos jenë të coptëzuara, por të bashkohen në një ndërmarrje të vetme, në mënyrë që dhe menaxhimi i punës të ecë në drejtimin e duhur.

Godina e re e Ujësjellës- Kanalizimeve në Kamëz është një investim i përbashkët e qeverisë shqiptare, gjermane, Bashkimit Evropian dhe qeverisë zvicerane që sjell një tjetër standard dhe shërbim cilësor për qytetarët e Kamzës që do t’i mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm dhe rrjet i ri kanalizimesh nga i cili përfitojnë rreth 21 mijë banorë.

Në ceremoninë e rastit, ambasadori i BE-së në Tiranë. Luigi Soreca  ka nënvizuar se projekte të tilla të e përafrojnë Shqipërinë më shumë me BE-në.

"Ky program është shembull se si funksionon BE duke krijuar partneritete me vende të ndryshme. Pra ne jemi bërë bashkë. Programi ka ambicien për të dhënë një ndryshim rrënjësor. Ky program do të ndihmojë Shqipërinë edhe të afrohet me BE-në, edhe në drejtim të përafrimit të legjislacionit në fushën e menaxhimit të ujërave. Shqipëria duhet ta vërë mjedisin si më të lartin në përparësitë e veta si dhe të përgatisë burimet njerëzore në këtë drejtim. BE do të vazhdojë të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe qeverinë e re në këtë drejtim. Le të punojmë së bashku për një Shqipëri më të gjelbër", tha Soreca.

Me këtë rast folën edhe ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, dhe ai i Zvicrës, Adrian Maitre. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit me më shumë borxhe se OSHEE , s’mund të mbahen me miell hua! Të bashkohen që funksionojnë më mirë

 Kryeministri Edi Rama paralajmëron reformë në sistemin e ujësjellësit. Ai tha s  ndërmarrjet e ujësjellësit  kanë më shumë borxhe se ato të trashëguara në OSHEE para se niste reforma. Kryeministri nënvizoi se ujësjellësit smund të mbahen me buxhetin e shtetit, por duhet të shkrihen duke pasur aksionerë që funksionojnë bashkë. Koha që këto ndërmarrje shfrytëzohen si instrumente punësimi Rama tha se ka marrë fund.

“Sot kemi mbi 100 kantiere ku punohte për kantiere të reja. Në një pjesë të kosiderueshme punohet së bashku me partnerët të pranishëm. Duhet pasur parasysh se këto investime janë investime në sisteme të paprekura q nga vitet 60. Edhe në ato vite sistemet e furnizimit me ujë kanë qenë sisteme që nuk mbulonin nevojat me ujë 24 orë. Është e mirëkuptueshme që shumëkush të thotë akoma me ujë merremi ne në shekullin 21 në vitin 2021, por merremi se kjo është një punë e cila asnjëherë më parë su nis nga A për të shkuar te ZH. Shumë fonde dedikuar ujit të pijshëm u copëtuan në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë që të investohet për një vizion program e projekt të integruar.

Brenda këtij viti do kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe të qendrave urbane të Shqipërisë më pas sfida është kjo zonë Tirana Kamza bashkitë që përbëjnë atë që defakto është metropol i Shqipërisë.

Nga ana tjetër dua të nënvizoj një fakt shumë të rëndësishëm sidomos mbështetja e qeverisë gjermane e zvicerane, në këtë veçim kam parasysh diçka tjetër, janë kyçe jo thjesht ënë aspektin e fondeve por në aspektin e shoqërimit të këtij procesi. Këtë duhet ta themi shumë qartë e hapur që jemi tepër mbrapa, në një masë të madhe ndërmarrjet e ujësjellësve janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjet, si rezultat i shpërfilljes së nevojave për një ndërmarrjeje për të pasur kapacitete teknike dhe burime njerëzore të kualifikuar. Ka pasur progres në këtë drejtim, por të papërfillshëm. Këto ndërmarrje kanë qenë instrumente për të punësuar në shtet, krushq, kushërinj, militantë, e jo duke vlerësuar rëndësinë e ndërmarrjes.

Nëse marrim tërësinë e borxheve të akumuluar në vite a thua se janë në mallin e babës, sasia e borxheve në ndërmarrjet e ujësjellëtsit është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara në Oshee kur nisëm reformën. Maja e ujësjellësit smund të jenë gjë tjetër veçse ndërmarrje me kapacitete dhe strukturë që garantojnë këtë shërbim. Ujësjellësit smund të mbahen me buxhetin e shtetit

Ky investim smund të mebetet në duar të paafta sepse ka krijuar shumë kosto, për financat dhe qytetarët. E fundit që dua të them është që reforma e ujit e cila ne letër është shumë e qartë ka nevojë për një shtytje përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit smund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua. Duhet të kemi aksionerë të funksionojnë bashkë në një ndërmarrje. Skanë pse të je në të copëzuara të bashkohen. Të gjithë janë aksionerë. Ndërrrmarrja të bëhet ndërmarrje biznes, jo kope me thithë lopa që fryhen me borxhe në kurriz të qytetarëve”, tha Rama.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti: 22/06/2021 04:38

    Ka te drejte. Nuk.mund te mbahen mga buxheti ujsjellsat. Parate publike na duhen per vete, si rasti i 700 mil euro checkup apo te tjere qe i ka ideuar shoku Beqo.

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/06/2021 12:53

    Si i mban duart nga mbrapa anadollaku shallvar, turkoshak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon