Godina e re e policisë së Shkodrës drejt përfundimit, Lleshaj: Kushte komode e siguri të lartë, prioritet rinovimi i infrastrukturës

Shkodra shumë shpejt do të bëhet me një godinë të re për Drejtorinë Vendore të Policisë dhe asaj të Kufirit e Migracionit. Ndërtimi i kësaj godine ka hyrë në fazën e fundit. Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ka inspektuar ecurinë e punimeve. Së bashku me Lleshajn në inspektim ka marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Lleshja ka deklaruar se punimet për këtë godinë do të përfundojnë në kohë ashtu siç është rënë dakord me kompaninë ndërtuese por edhe cilësia do të jetë maksimale. Në këto godinë do të ofrohen kushte komode pune për punonjësit, por edhe një siguri të lartë për Shkodrën ku do të marrin shërbime mijëra qytetarë.

"Pashë nga afër, së bashku me drejtues të PSH dhe MB ecurinë e punimeve, jo vetëm për t'u garantuar se punimet do të përfundojnë në kohë, siç pohuan përfaqësues të kompanisë ndërtuese, por edhe me cilësi të lartë.  Kështu ofrojmë kushte komode pune për punonjësit e strukturave të rendit dhe sigurisë në kryeqendrën e veriut të vendit, si dhe një cilësi më të mirë shërbimi për mijëra qytetarë të Shkodrës. Rinovimi i infrastrukturës së Komisariateve dhe Drejtorive të Policisë në të gjithë vendin përbën një prioritet të dorës së parë të Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme." ka thënë Lleshaj. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025