Godina për Qendrën e Konsultave
Beqaj: Lehtësi për pacientët

Godina për Qendrën e Konsultave<br />Beqaj: Lehtësi për pacientët
Nëse deri më konsultat mjekësore i këmi bërë në të njëjtin pavion me pacientë e shtruar nga muaji prill kjo do të marrë fund. Në Qëndrën spitalore Universitare Nënë Tereza po vijon puna për rikonstruksionin e qendrës së konsultave. Rreth 300 vizita mjekësore çdo ditë pritet të bëhen në këtë qendër konsultash.

Në vënien në punë të qendrës së konsultave do të evitohen radhët e gjata në koridoret e pavionëve ndërsa prenotimi për konsulta me mjekë të caktuar do të bëhet përmes një sistemi online.

"Janë 32 kabinete, që do të thotë se këtu do të realizohen të paktën 300 vizita në ditë, sigurisht që edhe një sistem i ri, me të cilin po punojmë për të patur një prenotim online në rang vendi, do të bëjë që të kemi një komunikim shumë më transparent me pacientët; pacientët të mund të vijnë edhe të marrin shërbimin apo vizitën në ditën dhe orën e planifikuar. Por, edhe fakti që do të blejmë pajisje të reja, do të thotë që nuk do të mënjanojmë pajisjet që ka sot spitali për nevojat e shërbimit për pacientët e shtruar"

Ministri Ilir Beqaj gjatë inspektimit theksoi se kjo qendër do të japë zgjidhje për shumë pacientë.

"Me aktin normativ të buxhetit të shtetit, që u miratua në fund të korrikut 2016 morëm edhe 33 milionë lekë për pajisjet e nevojshme, dhe kanë filluar edhe procedurat e prokurimit, që do të thotë që pranverën e ardhshme, ne jemi gati për ta vënë në funksionim të plotë këtë qendër konsultash,” duke shtuar se kjo qendër “do të përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndaj pacientëve, - nuk do të kemi më sorollatje nëpër pavione, por do të ulim edhe ngarkesën që kanë sot pavionet, kur brenda të njëjtave hapësira ku ofrohet shërbimi për pacientët që janë të shtruar, por edhe shërbim vizitash ambulatore”- tha Beqaj

"Diskutuam edhe me përfaqësuesit e firmës që po zbatojnë punimet,  të paktën ne e kemi të garantuar financimin zë për zë të avancimit të punimeve, pa cënuar në cilësi, i kërkova përfaqësuesit të firmës nëse mund të ecim edhe më shpejt, - ne jemi në gjendje të shlyejmë detyrimet financiare që kemi dhe ta vëmë këtë qendër në shërbim brenda pranverës së ardhshme, pa dyshim për banorët e Tiranës, por edhe për vizita specifike për të gjithë ata që do të kenë nevojë për të marrë shërbim të specializuar në këtë qendër universitare"-shtoi ai Beqaj




Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane