Godinat e ish pronarëve, Dako:
Kundërshtuam vendimin e Berishës

Godinat e ish pronarëve, Dako:<br />Kundërshtuam vendimin e Berishës
TIRANE - Kryetari i Bashksië Vangjush Dako deklaron se bashkia kishte kundërshtuar aktin normative të qeverisë Berisha dhe se është e pamundur tu ofrojë banesa të gjithë qytetarëve të prekur nga ky akt vendim.
 
“Ne kemi kundërshtuar aktin normative të qeverisë, nga kontaktet e shumta që kemi pasur kemi konstatuar që shumë prej këtyre familjeve ishin në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht nuk kemi mundësi tju ofrojmë banesë të gjithë qytetarëve që largohen nga këto shtëpi. - tha Dako.
 

 Si zgjidhje për këto familje Dako përmend banesat sociale të ndërtuara nga një projekt i Bankës Europiane në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Durrësit, por shton se numri i kërkesave për strehim është shumë më i madh sesa numri i banesave, ndërkohë që këto familje duhet të plotësojnë disa kritere.
 
“Me ndarjen e banesave sociale në nëntor, do tu jepet zgjidhje këtyre familjeve. Janë rreth 3 mijë këkresa dhe 100 apartamente, por do i ndajme për ato që kanë më tepër nevojë. Për marrjen e këtyre banesave duhet të plotësohen disa kritere. Janë shtëpi me qera të ulët. Duhet të kesh punë dhe te ardhura për të paguar”

Sot Bashkia e Durrësit ka gjetur një zgjidhje të përkohshme për strehimin e nipit Llazi Qendro.65 vjeçari do të qëndrojë në qendrën e të moshuarve deri në momentin kur do ti jepet një garsoniere.

Dako shton se ndaj familjes Qendro ishin bërë disa oferta por kishin refuzuar. ”Kemi ofruar një zgjidhje, por është refuzuar nga kjo familje.  Kemi dhënë edhe mundësi që të shkojë tek qendra e të strehuarve përkohësisht, por e kanë refuzuar. Deri sa ndodhi kjo. “


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin