Godinë problematike dhe prishte vlerat unike muzelae të Beratit, prishet shkolla Llambi Goxhomani

Është prishur sot shkolla 9-vjeçare "Llambi Goxhomani" në Berat. Shembja e shkollës u krye nga punonjësit e bashkisë për të çliruar hapësirat publike dhe për të shpalosur panoramën e Mangalemit.

Sipas bashkisë së qytetit të Beratit demolimi i kësaj godinë ishte një domosdoshmëri dhe se pas kësaj prishje do i kthehet qytetarëve një hapësirë e madhe publike që do të harmonizohet me panoramën gjigande të Mangalemit.

Shkolla "Llambi Goxhomani" ishte një nga institucionet arsimore të qytetit,ku mbarten shumë kujtime brezash për vite me radhë dhe nga ku kanë dalë figura të spikatura të Beratit. Kjo godinë e ndërtuar në fillim të viteve '50 ishte cilësuar nga UNESCO si tejet problematike,duke thyer edhe rregullat e hapësirës unike muzeale që Berati gëzon.

Bashkia e Beratit konfirmon se,asnjë ndërtim i ri nuk do e cenojë këtë hapësirë,ndërkohë që godina e re e shkollës do të ndërtohet në një ambient tjetër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë