Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Dibër, një i arrestuar! 2 vëllezër të në kërkim

Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Dibër, një i arrestuar! 2 vëllezër të në kërkim

Policia e Dibrës ka goditur dy raste të kultivimit të kanabisit dhe si rrjedhojë ka arrestuar një person, ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë. Sakaq për ngjarjet është proceduar penalisht edhe një kryeplak, për mos kallzim krimi.

Më konkretisht në Njësinë Administrative Derjan, në një terren të pyllzuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë evidentuar  dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi H. B.,27 vjeç, banues në Krujë,  si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. P.

Sakaq në Njësinë Administrative Muhurr, në pronën e shtetasve T. S., dhe A. S., policia ka konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u shpallën në kërkim policor  shtetasit T. S., 34 vjeç, dhe A. S., 28 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Rreth Kale, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi SH. L, kryeplak i fshatit për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës