Goditen dy raste të pornografisë, ngacmonin fëmijët në SHBA, arrestohet i riu fierak, dy në hetim

Goditen dy raste të pornografisë, ngacmonin fëmijët në SHBA, arrestohet i riu fierak, dy në hetim

TIRANE-Policia ka goditur dy raste të pornografisë me të mitur duke arrestuar një 26-vjeçar nga Fieri, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë në kuadër të operacionit  “E-TRACE” që u zhvillua në bashkëpunim me agjencinë ligjzbatuese "Homeland Security" në SHBA. I arrestuari është Denis Dhima 26 vjeç, lindur e banues në Fier, ndërsa në gjendje të lirë po hetohen dy persona të tjerë 22 dhe 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier.

Por si u zbuluan dy rastet? Sipas policisë, si rezultat i bashkëpunimit me "Homeland Security" u mor njoftimi se ekzistonin komunikime mes disa profileve të rrjetit social facebook, të cilat kishin të bënin me pornografi me të mitur.

Gjithçka kishte të bënte me dy profile në rrjetin social facebook, nëpërmjet të cilëve janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur. Përdoruesit e këtyre profileve, po sipas policisë me anë të komunikimeve në rrjetin social facebook, në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë.

Nga hetimet e kryera në vazhdimësi policia deklaron se u provua se të dyja këto profile i përkisnin fierakut të arrestuar, të cilit gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të dy të tjerëve iu sekuestruan një laptop “Lenovo", 10 aparate celular, karta e USB-së dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se kanë të bëjnë me veprën penale.

Ndërhyrja u bë pas një hetimi rreth 1 vit. Policia njofton se aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me të arrestuarin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës