'S'ka punë si më parë, ja mora njëzet mijë lekëshin Lulit'! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Rrogozhinë! Në pranga 2 biznesmenët dhe 5 vajza! Kapet klienti/ PËRGJIMET

RROGOZHINË- Një rrjet prostitucioni është shkatërruar në Rrogozhinë, pas hetimeve që kanë zgjatur për 7 muaj, i finalizuar me arrestimin e 2 tutorëve, 5 vajzave që shfrytëzoheshin dhe një klient, i kapur në flagrancë.

Report Tv mëson se dy biznesmenët e arrestuar, janë Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi si "koka e grupit". Ato ishin pronarë të dy hoteleve "Alesio" dhe "Pishat" në zonën e quajtur ”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë ku dhe zhvillohej aktiviteti kriminal dhe shfrytëzoheshin vajzat. Ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë, e njëjta masë 'arrest me burg' është dhënë edhe për 5 vajzat, M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., për veprën penale “Prostitucioni”. Mes të arrestuarve është edhe një klient, i cili u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me Q. R.. 

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të këtij rrjeti, pjesë e së cilës janë edhe përgjimet, për të cilët grupi hetimor thekson se janë prova të forta.  Në këtë dosje janë edhe bisedat e dy vajzave, punonjësve të seksit, të arrestuara të cilat kanë diskutuar me njëra- tjetrën për punën. Në bisedë, vajza thotë "ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s'ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa". Ndërkohë, ankesën se nuk ka punë, e ka dhe një vajzë tjetër e cila shprehet se "kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët". 

Në një tjetër përgjim, një nga vajzat flet me shoqen e saj, e cila i tregon se sot është e vetme dhe se ka dalë në punë pas dy ditëve pushim. "Dje dhe pardje nuk dola se u ç'lodha, po shplodhet robi, punë, punë përditë dhe sot dy veta kam kapur deri tani. Në 11:00 dola, në 12:00 fillova inshAllah më ecën pasditja se jam dhe vetëm se iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët", thotë një nga vajzat në përgjimet

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy hotelet janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme parash, prej 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre vajzave për prostitucion si dhe 7 telefona celular dhe një autoveturë. Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për 3 vepra penale, për “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ dhe “Prostitucioni“.

Njoftimi i plotë i policisë
Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion. Vihen në pranga dy pronarë hotelesh, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni. Në pranga edhe 5 shtetase që ushtronin prostitucionin.  Gjithashtu arrestohet edhe një shtetas tjetër në flagrancë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsiariatin e Policisë Kavajë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurori dhe nën drejtimin e saj, pas 7 muajsh hetime siguruan prova për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal. Në këtë kuadër, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në bashkëpunim me Sektorin e Forcave Operacionale të DVP Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Zhuri", në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata, pas provave të siguruara gjatë hetimit dhe konkretisht ndaj shtetasve:

B. Gj., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion". Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

F. H., 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion". Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë; 

M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.  Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
Të tjera përgjime nga dosja e prostitucionit: "Ja mora njëzet mijë lekëshin Lulit"

Report TV ka siguruar të tjera përgjime nga dosja e grupit të prostitucionit në Rrogozhinë. Komunikimet janë mes vajzave që ushtronin prostitucion, por edhe personave të tjerë

"Do dal njëherë andej"
"Do dalësh andej?"
"E pra të dal anej, po pres tu nuk po dal".

Në një tjetër përgjim dëgjohet:

"Dëgjo këtu mua, merre numrin e Ruzhdiut se mu nuk më hynë"
"Çfarë?"
"Po iki një çike Kadria të marrë Anxhelën"
"Po një çikë numrin e Ruzhdies nuk ma ke shkruaj ti mua?"
"Aty e ke mi, Ruzhdiu taksi".

Në përgjimet e prokurorisë një nga vajzat thotë: "Ja mora njëzet mijë lekëshin Lulit". Ndërsa numri i pa identifikuar i përgjigjet: "Mirë, kur të vish në mal të Robit me merr në telefon".

Ora 09:52
Rrjeti i prostitucionit në Rrogozhinë/ Vajza: Çlodhet robi se punë, punë përditë! Sot dola, inshAllah me ecën nga pasditja (PËRGJIMET)

Në një tjetër përgjim, një nga vajzat flet me shoqen e saj, e cila i tregon se sot është e vetme dhe se ka dalë në punë pas dy ditëve pushim. "Dje dhe pardje nuk dola se u ç'lodha, po shplodhet robi, punë, punë përditë dhe sot dy veta kam kapur deri tani. Në 11:00 dola, në 12:00 fillova inshAllah më ecën pasditja se jam dhe vetëm se iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët", thotë një nga vajzat në përgjimet

Ora 09:37
Rrjeti i prostitucionit në Rrogozhinë/ Dalin përgjimet... vajzat 'ankohen': S'ka punë si ka pasur, dobët sot! Nja dy veta kam kapur

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar dosjen e plotë të rrjetit të prostitucionit në Rrogozhinë, ku si provë kanë shërbyer edhe përgjimet ambientale. Në këtë dosje janë edhe bisedat e dy vajzave, punonjësve të seksit, të arrestuara të cilat kanë diskutuar me njëra- tjetrën për punën. Në bisedë vajza thotë "ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s'ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa".

Ndërkohë, ankesën se nuk ka punë, e ka dhe një vajzë tjetër e cila shprehet se "kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët". Hetimi i Prokurorisë prej 7 muajsh që ka zbuluar rrjetin e prostitucionit në Rrogozhinë.

Ora 09:11
EMRAT/ Kush janë dy biznesmenët që kthyen hotelet në 'fole' prostitucioni

Report Tv mëson se dy biznesmenët e arrestuar në kuadër të operacionit "Zhuri" për shfrytëzim prostitucioni janë Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi. Dy biznesmenët kishin kthyer dy hotelet "Alesio" dhe "Pishat" në "fole" prostitucioni, ku shfrytëzonin 5 vajza për prostitucion.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 04/06/2020 00:08

    A KANE FAMILJE KETO FEMRA ,,NUK E KUPTOJ,,SI I THONE BABAIT ,,VLLAIT SE KU SHKOJNE....

    Përgjigju
    • Kafsha: 04/06/2020 09:10

      Pse si ty jane skllave qe jep xhevap për çdo gje se ku je e ku shkon? Nuk janë të gjitha si ty!

  • kolkyci: 03/06/2020 23:25

    Ato cunat e pergjimeve 7 muaj shesh besh... hahahahahah ose do kene pritur sa te ngelen me barre

    Përgjigju
  • Per buken e gojes: 03/06/2020 19:02

    e bejne nga halli per buken e gojes .

    Përgjigju
    • Miri: 03/06/2020 22:07

      Në vend të gojes paske lesh dmth e bejne për buken e leshit!

  • Me mend ne koke: 03/06/2020 18:02

    Te legalizohet prostitucioni dhe shtepite publike. Problemi nuk jane prostitutat dhe meshkujt, por leket. Leket e kane fajin qe ka tutore dhe prostituta. Legalizimi i rregullon keto pune. Femrat qe e duan ate lloj pune punesohen dhe sigurohen, biznesi i ligjshem, taksat ne shtet, mjeke punesohen, meshkujt zbrazin k.q.t. Nuk shkojne kot njerezit ne burg, se qejfi apo halli i ketyre na kushton 70 euro ne dite te gjitheve ne qe paguajme taksat e ketij shteti.

    Përgjigju
    • Rondi: 03/06/2020 21:39

      ke te drejte per legalizimin.ndersa per shpenzimet e burgut mos u shqeteso fare se asnji nga keta nuk futet ne burg.i rrjep mire gjithe zinxhiri i drejtesise dhe i le me detyrim paraqitje pastaj.pa merak...

  • Rondi: 03/06/2020 17:55

    po lerini ore njerzit rehat ta fitojne buken e gojes si te duan.7 muaj hetime kot fare.ca shfrytezimi ka ketu.ato kan shkuar per leka si ka shfrytezuar njeri.per punen e kryer jane paguar.nuk ka turizem pa prostitucion hiqeni nga mendja.edhe kapitalizem edhe moral proletar nuk rrine dot ne nje vend.

    Përgjigju
  • ani: 03/06/2020 11:46

    Rrjet prostitucioni do duhej te quhej nese do kapeshin ato prostitutat apo eskortat, qe shkojne neper hotele te shtrenjta me ministra, ish-ministra, deputete, gjyqtare, prokurore, kryetare bashkie, drejtore, ku nje nate eshte mbi 1000 € dhe jo keto sharabajkat e Rrogozhines qe te gjjthe i kemi pare qe rrinin ne rruge dhe se cfare shpiftesirash ishin. Goditje te rende i keni dhene ketij rrjeti prostitucioni...

    Përgjigju
  • Ani: 03/06/2020 11:29

    Rrjet prostitucioni do duhet te quhet kur kapen ato prostitutat VIP qe shkojne neper hotelet e shtrenja me ministra, deputete, gjyqtare, prokurore, drejtore etj etj dhe qe paguhen nga 1000 € nata dhe jo keto sharabajkat qe rrinin gjithe diten ne hyrje te Rrogozhines e qe te gjithe i shikonim kur kalonim me makine se çfare shpiftesirash ishin. Godtije te madhe keni bere me kete rrjet prostitucioni...

    Përgjigju
  • Sokrat: 03/06/2020 10:48

    Po femrat pse duhet te arrestohen? Vend i poshter

    Përgjigju
  • Mirditor: 03/06/2020 10:12

    O sa mire me kan shqiptar

    Përgjigju
  • Pushti: 03/06/2020 10:02

    Nuk ka pune se kane filluar i bien me dore njerzit. Ata te dy qe kape do jene dorace.

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/06/2020 09:59

    Nuk ka vend tjeter në botë përveç Shqiperise ku bajgat qe shfrytezojne femra të quhen biznesmene.

    Përgjigju
  • Pordhicia: 03/06/2020 09:34

    As te shtysh ste len me keta po ikni or sorishin pun kurvat shqiperi jo si bienndot gomsrit dhe i bien samarit

    Përgjigju
  • raul: 03/06/2020 09:27

    Ato horrat nuk jane bisnesmene por bisnesleshe, se e kane ngritur bisnesin e tyre me pare te pista dhe e kane mbajtur gjalle ma leshin e kurvave dhe kurvareve , prandaj ju te medias kujdes mos i thoni me bisnesmene se i fyeni keta horra . Ata jene vetem bisnesleshe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston