ITALI - Tifozëve të Interit u është ndaluar të marrin pjesë në ndeshjet jashtë fushe deri më 23 mars 2026.

Kjo masë u mor nga Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, pas fishekzjarrit të hedhur gjatë ndeshjes jashtë fushe të së dielës në Cremona, e cila goditi portierin e Cremoneses, Emil Audero.

"Masa", raporton Ministria e Brendshme, "synon sigurimin e rendit dhe sigurisë publike dhe parandalimin e përsëritjes së incidenteve që mund të rrezikojnë zhvillimin e qetë të ngjarjeve sportive". Ndeshja Milan - Inter më 8 mars është përjashtuar nga masat, duke pasur parasysh se nuk do të ketë lëvizje tifozësh, pasi të dyja klubet janë nga një qytet, Milano.

"Pas trazirave serioze", thuhet në deklaratë, "Ministri i Brendshëm ka urdhëruar ndalimin e udhëtimit për tifozët e Interit deri më 23 mars 2026, si dhe ndalimin e shitjes së biletave për të njëjtat ndeshje për banorët e Lombardisë."

Ndeshjet jashtë fushe të ndaluara për të pasur tifozë të Interit do të jenë ato kundër Sassuolos të dielën e ardhshme, si dhe ato në Lecce dhe Firenze.