Dy persona, vëllezër, janë arrestuar ditën e sotme në Libarzhd, pasi akuzohen se kanë dhunuar babë e bir. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se dy vëllezërit B. Ç., 46 vjeç, dhe Sh. Ç., 44 vjeç kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.