Myftiu i Delvinës, Bledar Ali dhe djali i tij i mitur janë vënë nën hetim nga policia pasi dyshohet se kanë dhunuar me sende të forta 54-vjeçarin Kristo Dhima. Ngjarja ka ndodhur në Delvinë, katër ditë më parë, ku një aksident me dëme materiale është bërë shkak për nisjen e sherrit.
Në një deklaratë për mediat, Dhima thotë se u përfshi në një aksident me një makinë, e cila drejtohej nga djali i mitur i myftiut të Delvinës. 54-vjeçari thotë që i ka kërkuar djalit që të thërrasë babanë e tij lidhur me aksidentin, pro siç pretendon Dhima myftiu i Delvinës ka shkuar në vendin e ngjarjes me një xhip të zi, bashkë me tre persona të tjerë dhe e kanë dhunuar. Ai thotë se e kanë goditur me leva.
“Po ikja për punë, kalon një furgon me targa Vlore, shumë shpejt dhe më godet pasqyrën. Iku para dhe pastaj u kthye mbrapssh. I kërkova, it hash ke dokumente. E pashë që ishte fëmijë, it hash thuaj babit të vijë, se do marr dhe policinë ta sqarojë këtë punë. Unë po prisja, një xhip i zi me targa angleze. Unë po prisja të sqaronim se një pasqyrë ishte, nuk ishte ndonjë problem. Më qëlluan me leva sa iu desh qefi, pa i prekur, pa i goditur, pa i sharë, pa i ofenduar. Mund t’i shohësh shumë thjeshtë goditjet, në krah, shpatull në kokë”, thotë ai.
Dhima është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor, 15:07
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari
27 Nëntor, 12:52
-
Reportazh/ Fshati Bajkaj i Delvinës në 'luftë' me etjen! Një dramë njerëzore mes premtimeve të pambajtura dhe shterimit të burimit të ujit
27 Nëntor, 10:27
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor, 09:06
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, parti e minoritetit grek në Shqipëri
23 Nëntor, 21:27
-
Shisnin fishekzjarrë pa leje në Vlorë, në hetim pronarët e 3 dyqaneve
23 Nëntor, 11:20
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Aksident në fshatin Lapardha të Vlorës! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
22 Nëntor, 16:46
Myftiu ka /harruar/ qe eshte myfti.Heren tjeter kur te gjendesh ne aksident,i madh,ose i vogel,esell,ose i dehur qofte shoferi,mos kerko te sqarohesh me asnje njeri,sepse dihet si perfundojne /sqarimet/ e shqipove,ose me dru,ose me plumb,por lajmero menjehere policine e inshurencen dhe i dine ata si t'i marrin sqarimet nga palet e perfshira ne aksidente.
PërgjigjuMos e kruani me Delvina Gas se do ju gjej belaja nga besua i tajvanit se ka shtetin pas.mos luani me zjarrin o delvina se do digjeni ne zjarr.
Përgjigju