Goditën për shkak të detyrës gazetarin e Report Tv Elvis Hila, vihen në pranga 2 autorët e shpallur në kërkim në Lezhë

LEZHË- Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri dy autorët të cilët sulmuan gazetarin e Report Tv, Elvis Hila dhe gruan e tij në janar të këtij viti janë vënë në pranga. 2 autorët, sulmuan në janar për shkak të detyrës gazetarin e Report Tv për publikimin e një lajmi në Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Për shkak të detyrës, referuar një lajmi të publikuar në Report Tv dhe Shqiptarja.com mbi një vendim gjykate, gazetari Elvis Hila është dhunuar nga dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri. Ata nuk kanë kursyer as bashkëshorten e tij, Benereta Hila, e cila ishte në makinë së bashku me gazetarin në momentin kur ndodhi ngjarja.

Gazetari mori fraktura në trup, për shkak të dhunës dhe u nis drejt spitalit së bashku me gruan, ku morën trajtimin e duhur mjekësor. Pas kësaj, bënë kallëzimin në polici.

“Faji” i vetëm i tij ishte se raportoi vetëm të vërtetën dhe përpara kësaj, ai u zotua se nuk do e ndalë asgjë. Në një lidhje telefonike nga Komisariati i Lezhës pas ngjarjes, Elvis Hila deklaroi se nuk do rreshtë së bëri detyrën e tij si gazetar, pavarësisht se e vërteta që ai përcjell, disa personave nuk iu pëlqen.

“Ia kam lënë në dorë drejtësisë, por kjo nuk më pengon në punën time që të them të vërtetën pavarësisht se disa segmenteve të caktuara nuk iu pëlqen”, tha Hila në Report Tv, pas sulmit në janar 2023. 

Si ndodhi ngjarja?
Pas publikimit të lajmit në Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetari i Report Tv është telefonuar rreth orës 14:47 nga djali i Fran Amerit, i cili ka ofenduar dhe kërcënuar gazetarin Hila. Përsëri rreth orës 16:42, gazetari ka marrë një tjetër telefonatë, kësaj radhe nga Paulin Përgjini, i cili i ka kërkuar që të takohen përballë Bar Firence në afërsi të rrugës së spitalit të Lezhës.

Kur ka mbërritur në vendtakim, gazetari Hila shoqërohej nga bashkëshortja e tij Benereta Hila. Dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri kanë zbritur nga një mjet tip ‘Golf 6’ dhe i kanë kërkuar gazetarit që të zbresë nga makina. Ky i fundit nuk ka pranuar dhe është përballur me ofendime e kërcënime nga Përgjini dhe Ameri. Në një moment, bashkëshortja e gazetarit Hila ka zbritur nga makina për t’iu kërkuar dy personave të largoheshin. Ajo ka nxjerrë telefonin për të telefonuar policinë, por Ameri i ka rënë me dorë telefonit të saj, dhe kur Benereta Hila është ulur për ta marrë, Indrit Ameri e qëlloi me grusht në qafë.

Më pas pre e dhunës nga dy agresorët ka rënë edhe gazetari Hila, të cilin e kanë goditur me grushte e me shqelma.

Cili ishte lajmi për të cilin u dhunua gazetari Elvis Hila?
Gazetari i Report Tv Elvis Hila është dhunuar për shkak të detyrës dhe gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar për Fran Amerin. Ky i fundit u dënua me një vit burg pasi kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar. Ameri u gjet fajtor për veprën penale "Falsikim Dokumentesh".

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë