Goditet grupi i trafikut të armëve nga Turqia në Shqipëri! 11 në pranga, mes tyre dhe 9 shqiptarë...si ranë në kurth nga agjenti i infiltruar! Sekuestrohen 191 pistoleta
Goditet grupi i trafikut të armëve nga Turqia në Shqipëri! Në pranga 11 persona, mes tyre dhe 7 shqiptarë, sekuestrohen 191 pistoleta
Arsen Rusta 16 Nëntor 2020, 09:34 | Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 17:16
TIRANË- Goditet një grup i trafikut të armëve në Turqi-Bullgari-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Europë.
Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë rumune, greke e portugeze kanë arrestuar 11 persona, mes tyre 9 shqiptarë, 191 armë pistoleta dhe 3714 karikatorë.
Vetëm në Shqipëri u sekuestruan 7 armë të ndryshme nga këto: 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë, sasi të vogla cannabis sativa, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false Fillimisht, autoritetet ranë në gjurmë të tregtisë së armëve pas disa porosive të kryera nëpërmjet DarkËeb.
Armët, kryesisht pistoleta dhe municionet vinin nga Turqia dhe futeshin në BE përmes Bullgarisë ku më pas shpërndaheshin në shtetet e tjera.
Ndërsa në vendet e lartë përmendura, janë ushtruar kontrolle dhe në 81 shtëpi ku janë kapur pistoleta të ndryshme që i përkisnin këtij rrjeti të trafikut.
Në kuadër të operacionit të koduar Bosphorus, në Shqipëri u sekuestruan disa pistoleta të cilat në treg variojnë nga 1000-2500 euro.
Disa prej krimeve të ndryshme të regjistruara në Shqipëri, armët e përdorura kanë qenë prodhime turke.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Goditet grupi i trafikut të armëve/ Kush janë dy shqiptarët që i shitën agjentit të infiltruar kallash dhe mitraloz për 1 mijë euro
Pjesë e grupit që trafikonte armë nga Turqia në Ballkan dhe Europës janë edhe Bajram Hoxhën dhe Artur Polovinën. Këta dy persona u futën në kurth nga një agjent policie dhe u arrestuan pak ditë më parë.
Report Tv ka zbardhur skemën e plotë, ku mësohet se agjenti cili ishte prezantuar si person që kërkonte të blinte armë zjarri dhe municion, kanë rënë dakord që t'i shisnin kundrejt 1 mijë eurove, një automatik, një mitraloz plot 722 plumba automatiku dhe një shirit me 100 plumba mitralozi. Operacioni për shkëmbimin e armëve, municioneve dhe sasisë së parave është kryer në qytetin e Kuçovës, pikërisht në vendin e magazinës, ku qëndron zjarrfikësja e këtij qyteti.
Ndërhyrja policore është realizuar rreth orës 14:30 të datës 5 nëntor 2020, kur Artur Polovina dhe Bajram Hoxha, janë takuar me agjentin e policisë, për të kryer shkëmbimin. Sapo policia ka ndërhyrë dhe ka bërë arrestimin e dy personave, gjatë kontrollit të furgonit “Benz Vito”, është gjetur një armë automatike,një kuti me 722 fishekë automatiku, një shirit mitrolozi me 100 fishekë dhe një mitraloz.
400 deri 500 maximum ike ne france ja fusion kot mediat 1000 ca prej flori esht ajo
Përgjigju
Don: 17/11/2020 01:15
E kishit fjalen dy shqiptar!
Përgjigju
Asterix: 16/11/2020 12:10
Keto jane pistoleta plehra(blank gun) qe i modifikojne neper punishte.nuk jane arme luftarake Standarte.keto dhe falas te ti japin nuk i merr njeri jo te paguash 2500 euro.nejse budallenj ka plot qe i blejne
Përgjigju
Alb: 16/11/2020 09:52
Kush nga keto pistoletat eshte 1000 euro se na habitet max 400 500 euro i gjen per 2500 merr arsenal te plot armesh jo pistolet.
Përgjigju
Flori: 16/11/2020 11:00
400 500 i gjen ne dyqan ne treg tregun ilegal i gjen sh me shtrenjt
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.1%
Të gabuar
81.6%
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4105
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
400 deri 500 maximum ike ne france ja fusion kot mediat 1000 ca prej flori esht ajo
PërgjigjuE kishit fjalen dy shqiptar!
PërgjigjuKeto jane pistoleta plehra(blank gun) qe i modifikojne neper punishte.nuk jane arme luftarake Standarte.keto dhe falas te ti japin nuk i merr njeri jo te paguash 2500 euro.nejse budallenj ka plot qe i blejne
PërgjigjuKush nga keto pistoletat eshte 1000 euro se na habitet max 400 500 euro i gjen per 2500 merr arsenal te plot armesh jo pistolet.
Përgjigju400 500 i gjen ne dyqan ne treg tregun ilegal i gjen sh me shtrenjt