KUKËS- Dy persona janë vënë në pranga dhe vëllai i tyre është shpallur në kërkim për tarfikim të lëndëve narkotike.
Nga ky operacion janë sekuestruar 6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe rreth 1 kg eksploziv dhe dy automjete.
Të arrestuar janë dy trafikantë Pëllumb Aliaj 47 vjeç banues në Brekije Kukës dhe Florin Kola, 36 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. U shpall në kërkim shtetasi Flamur Aliaj, 51 vjeç, banues në Brekije.
Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Kukësit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip "Benz" me drejtues Pëllumb Aliaj në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 47-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, ndërsa në afërsi të banesës së vëllait të tij, Flamur Aliaj gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar eksplozive.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin përreth banesës së Florin Kola në fshatin Dardhas, shërbimet e Policisë gjetën bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
53.7%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 7676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkarkohen kryetarët e degëve të PS-së në Kukës dhe Tropojë! Eduard Shalsi: Nuk ka lidhje me konfliktin! Drejtimin e kam unë
20 Shkurt, 12:34
-
'Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës', deputeti socialist i kthehet ashpër Berishës: Rrangallë politike! I sfilitur nga damka e non-gratës, primitiv e tribal në sjellje
20 Shkurt, 10:51
-
Kukës/ Vëllai i drejtorit të Shërbimeve Publike plagos me armë kushëririn e kryebashkiakut! Dorëzohet pas disa orësh! Konflikti për vendin e punës në bashki
19 Shkurt, 14:56
-
Reshjet e dendura të borës bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit! Tre aksidente në segmentin Thirr-Fan-Reps, kompania 'Salillari' e papërgatitur (VIDEO)
17 Shkurt, 07:21
-
Nesër 17 Shkurti/ Fluks i lartë në doganën e Morinës, shqiptarët e Kosovës zgjedhin ta festojnë Pavarësinë në Shqipëri!
16 Shkurt, 16:15
-
Spitali i Tropojës pa mjekë, pacientët drejt Gjakovës! Drejtori: Kemi bërë kërkesa në Ministri por pa rezultat
15 Shkurt, 16:01
-
Protestë kundër kompanisë turke që shfrytëzon kromin në Has: Nga shpërthimet me dinamit në minierë u dëmtuan 11 banesa
12 Shkurt, 15:42
-
SPECIALE/ Qilimat e Kukësit shiteshin si sixhade persiane në komunizëm, pas çdo punimi artizanet qëndisnin shtetin ku eksportoheshin
8 Shkurt, 11:19
-
Morinë, kosovari tenton të hyjë në kufi me 16 mijë euro të padeklaruara
8 Shkurt, 10:38
-
‘S’ka si e bën Allahu më keq!’ Fëmijët e Kukësit shkojnë në shkollë të mbuluar nga balta, rrugët të paasfaltuara (VIDEO)
7 Shkurt, 16:16
-
VKM/ Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Kukësit, Agron Geca! Zëvendësohet nga Dritan Baji
5 Shkurt, 16:36
-
SPECIALE/ Nga turizmi familjar në atë të aventurës, Fushë Studën dhe Liqeni i ngrirë i Kallabakut, dy destinacionet dimërore
2 Shkurt, 14:49