VIDEO/ Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, në pranga 6 shqiptarë! U sekuestruan rreth 200 kg drogë në vlerën e 10 mln euro

Një grup kriminal italo-shqiptar është goditur, pas një hetimi të nisur nga nëntori i vitit të kaluar kur 1 shqiptar u kap me 16 kg heroinë. Për pasojë janë vënë në pranga mbi 20 persona, në mesin e tyre gjashtë shqiptarë.

Një grup kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar nga policia italiane, e cila ka prangosur 12 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se një operacion i kryer nga policia e Teramos dhe Ascolit bëri të mundur zbërthimin e një bande italo-shqiptare të dedikuar për shitjen e kokainës dhe heroinës mes zonës së Markeve dhe Abruzzos.

200 kilogramë drogë janë sekuestruar me vlerë 10 milionë euro. Autoritetet italiane i kanë nisur hetimet nga nëntori 2022 kur 1 shqiptar u kap me 16 kg heroinë

Hetimi zbuloi se shqiptarët herë operonin individualisht dhe herë në konkurrencë me njëri-tjetrin, për të ulur kostot e transportit dhe ruajtjes së drogës, duke blerë lëndë narkotike si nga Evropa Veriore ashtu edhe nga Italia Qendrore.

Që nga nëntori kur kanë nisur hetimet janë bërë 20 arrestime në total dhe sekuestrimi i mbi 1 milion dozave lëndë narkotike.

Operacionet e policisë përfshijnë disa episode që nisin me arrestimin e një shqiptari në Livorno në fllim marsi të këtij me 40 kg kokainë të pastër, nga e cila u arritën afërsisht 180 mijë doza; më pas një tjetër u arrestua në shtëpinë e tij me 15 kg kokainë dhe 5 kg heroinë, arrestimi i dy vëllezërve nga Ascoli më 7 prill etj.

-Më datë 20.03.2023, në Livorno, Policia e Teramos, arrestoi një shtetas shqiptar duke i sekuestruar 40 kg kokainë të pastër, nga e cila u arritën afërsisht 180 mijë doza.

-Më datë 22.03.2022, u arrestua në flagrancë nga Policia e Teramos, një anëtar i grupit, pasi në shtëpinë e tij u gjetën 15 kg kokainë dhe 5 kg heroinë.

-Më datë 7.4.2023, u arrestuan dy vëllezër nga Ascoli

-Më datë 15.04.2023, u arrestua korrieri nga Marches, pasi po përgatitej të transportonte 2.5 kg kokainë.

-Më datë 29 Prill 2023 dy nga shqiptarët e përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të shpërndarjes së drogës u arrestuan, pasi iu gjetën 5 kg kokainë në makinë.

-Më 31 mars, 1 prill 2023 dhe 19 maj në tre operacione të veçanta, u gjetën gjithsej 110 kg kokainë, të fshehura nga të dyshuar në 6 zona të ndryshme rurale, të vendosura në komunat e Mosciano Sant'Angelo, Tortoreto dhe Martinsicuro

Operacionet përfshinë disa provinca në Itali ndërkohë që janë angazhuar 70 njësive operative të Policisë që i përkasin Shtabeve të Policisë Teramo, Ascoli Piceno, Ravenna dhe Bari, me mbështetjen e Departamenteve në Pescara-, Ankona dhe Perurgia.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë