VIDEO/ Goditet grupi kriminal në Itali, 21 në pranga, mes tyre 1 shqiptar! Kishin fshehur 760 kg kokainë në lëkurë të papërpunuar viçi, droga vinte nga Amerika e Jugut

ITALI – Një grup kriminal i trafikut të drogës është goditur nga policia italiane që ka sekuestruar 760 kg kokainë të fshehur  në një lëkurë të papërpunuar viçi. Janë lëshuar 20 masa sigurie 'arrest me burg' dhe të dyshuarit janë kryesisht italianë dhe domenikanë, por mes tyre është edhe 1 shqiptar. Një tjetër i dyshuar është lënë në 'arrest shtëpie'.

Vlera e kokainës në treg do të kapte shifrën e mbi 60 milionë eurove nëse do shitej me pakicë dhe 23 milionë me shumicë. Sipas mediave italiane, droga që u kap në Bolonja mbërriti në Itali nga Amerika e Jugut dhe ishte fshehur në kontejnerët e ngarkuar me lëkurë të papërpunuar viçi.

Mbi 700 kg kokainë ishin fshehur në copa, të paketuara dhe ishin identike në pamje, madhësi dhe peshë afërsisht 500 gram secila. Sasia e drogës bashkë me 341 mijë euro janë sekuestruar.

Në pak më shumë se një vit, duke filluar nga shkurti 2022, policia kreu kontrolle të shumta, duke goditur kështu grupin kriminal Domenikan. Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash.  

Sipas mediave italiane, grupi i trafikantëve i kishte bazat në Romë, Milano, Bologna, Vado Ligure, Terni, Santa Croce sull'Arno e Creazzo. Kontrolle u kryen dhe në shtëpitë e të dyshuarve dhe gjithashtu u konfiskuan pesë makina dhe një motoçikletë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale