SHKODËR-Goditet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në qytetin e Shkodrës, ku kanë rënë në pranga 8 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Pas një hetimi disamujor të kryer nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, janë arrestuar Arjan Cerjani 49 vjeç, Enkeledia Cerjani 40 vjeçe, Leart Cerjani 19 vjeç, Luis Cerjani 21 vjeç, Emiljan Hajdaraj 44 vjeç, Gjergj Pllumbi, 34 vjeç, Indrit Ishmakej dhe Valentin Plenishta 20 vjeç.
Në kërkim është shpallur Redi Idriz, në profesion infermier, i cili ishte personi që siguronte metadonin nga spitali dhe ia dorëzonte, siç u zbulua nga hetimet, Arjan Cerjanit, që më pas e shpërndante te personat e në terapi për heqjen dorë nga përdorimi i drogës, të cilët lëndën narkotike e siguronin në mënyrë ilegale.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 4 armë zjarri, 6 thika, një sasi metadoni, drogë farmaceutike një automjet e sende të tjera. Gjithashtu në shtëpinë e Indrit Ishmakej u gjetën doza me kokainë, një sasi kanabisi dhe një armë zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.