TIRANË- Salvador alias Shpëtim Aliu, emër totalisht i panjohur, rezulton një prej njerëzve më të fuqishëm të krimit të organizuar shqiptar në botë. Sipas asaj që burime nga SPAK thonë për Report Tv, Salvador Aliu, 50 vjeçar nga Elbasani mund të konsiderohet si “bosi i bosave” shqiptarë të trafikut të drogës, personi më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike që është hetuar ndonjëherë nga prokuroria shqiptare, një personazh mbrapa të cilit ishin vënë shumë agjenci ligjzbatuese në Evropë, por që s’kanë mundur ta zbardhin rolin e tij.
“Salvador Aliu i kishte si vartës emra të fuqishëm të krimit shqiptar si Çopjat, Eldi Dizdarin apo Dritan Gjikën” i tha burimi Report Tv, teksa konfirmoi se bosi, i cili dyshohet se jeton në Dubai, menaxhonte trafikun ndërkombëtar dhe furnizonte me kokainë të gjitha këto grupe.
Për herë të parë për ‘kumbarin’ e ri është lëshuar një urdhër arresti dhe këtë e ka bërë Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila ka goditur këtë grup kriminal në fushën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në qindra milionë euro në Shqipëri.
Bashkë me Aliun janë lëshuar arreste me burg për 9 personazhe të tjerë, mes të cilëve dy bosët e drogës, Eldi Dizdari dhe Dritan Gjika, të dy shumë të kërkuar që dyshohet se fshihen në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në kërkim edhe Armando Pacani, 42-vjeçari që dyshohet si kreu e një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Brazili drejt Europës, i arrestuar dy vite më parë në Dubai. Florian Musaj, i vetmi i prangosur nga operacioni i kësaj të marte, është një tjetër personazh i trafikut të drogës, pasi në 2018 iu zbuluan grupit të tij 91 kilogramë kokainë me vlerë 20 milion euro. Për 2 anëtarë të grupit të cilët mendohet se janë në Shqipëri vijon puna për kapjen e tyre, ndërsa 7 të tjerë sipas SPAK ndodhen jashtë vendit.
Masat tjera “arrest me burg” Prokurorët Klodian Braho dhe Dolereza Musabelliu i kanë kërkuar për 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal të Salvador Aliut, kryesisht të lidhur me pastrimin e parave në Shqipëri.
Isa Aliu, vëllai i kreut të grupit, është mes të kërkuarve, personazh që me 4 biznese të tij, në ndërtim dhe shërbime, ka luajtur rol kryesor në pastrimin e parave. Të tjerët për të cilët GJKKO ka vendosur arrest në burg në 15 qershor janë Shpëtim Bibaj, Nikoll Bibaj, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu alias El Ouejd. Të gjithë të regjistruar si biznesmenë në QKB.
Në njoftimin për megaoperacionin Prokuroria e Posaçme thotë se grupi u zbulua pas një hetimi të nisur prej vitit 2020. Janë dokumentuar dhe provuar veprimtaria kriminale e rrjetit për vitet 2019-2021; kohë e cila përkon me komunikimet e sekuestruara të aplikacionit SKY ECC. Në vetëm këto dy vite SPAK thotë se rrjeti dyshohet se ka futur në Evropë 50 tonë kokainë, ndërsa janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha, kur është bërë e mundur të sekuestrohen gati 9 tonë.
Në Amerikën Latine, rrjeti vepronte kryesisht nga Brazili, ndërkohë që kishte prani edhe në Belgjikë dhe Holandë -porta kryesore hyrëse të drogës në Bashkimin Europian.
Sipas SPAK një pjesë e të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë tranferuar cash në Shqipëri për të shmangur sistemin bankar dhe janë investuar në pasuri të paluajtshme, blerjen e aksioneve në kompani tregtare, në kompani ndërtimi, hoteleri, konsulencë etj.
Me vendim të gjykatës së Posaçme është vendosur sekuestro preventive ndaj 491 pasuri gjithsej në pronësi direkte të anëtarëve të grupit, apo ku lidhja e tyre është e tërthortë, me vlerë të përllogaritur deri më tani rreth 150 milionë euro.
266 janë pasuritë e paluajtshme që nisin nga toka, hotele, apartamente, automjete, vila, në disa qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan, në veri në Lezhë dhe Shkodër e në jug Dhërmi e Sarandë. Bien në sy se vetëm në kompleksin turistik në Hamallaj, Lalzi Marina Seaside janë sekuestruar 121 vila, apartamente, dublekse, parkime etj,
Po ashtu hoteli në ndërtim në një faqe kodre në Himarë, i planifikuar me 5 yje e 200 dhoma, Zig Zag; një tjetër në Tiranë, Hotel Elisa Tirana”, pjesë e brandit të famshëm ndërkombëtar “Melia”. Vila janë sekuestruar edhe në rezidenca në Tiranë, te Diamond Hill, te Astoria në Mjull Bathore, apo Altrea.
Disa biznese janë vendosur në sekuestro, mes të cilave katër kompanitë e vëllait të Salvador Aliut, “Aliu Road House” me seli në disa qytete, “Green Invest” në Tiranë e Fier (50% të kuotave), “Seavieu Development” me seli në Hamallaj dhe A.R.H Security në Tiranë e Elbasan. Edhe 4 bizneset e ndërtimit të Shpëtim dhe Nikoll Bibajt janë sekuestruar.
Bën përshtypje se në emër të “kumbarit” Salvador Aliu nuk ekziston asnjë pasuri e sekuestruar, ndërsa për të pakta janë edhe ato ne emër të krerëve të tjetër të grupeve kriminale. Dritan Gjikës i janë sekuestruar një sipërfaqe pyll 12.000 m2 në Shirokë dhe 4 llogari bankare. Eldi Dizdarit, të cilit pjesa me e madhe e pasurive i janë sekuestruar më herët, në këtë vendim të GJKKO i bllokohet një dyqan 198 m2 dhe 3 llogari bankare.
Kliko KËTU për të lexuar njoftimin e plotë të SPAK

Grupi kriminal i Salvador Aliut ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë në vendet e Europës dhe paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal i pastronte në Shqipëri përmes anëtarëve të tjerë të grupit dhe kompanive të ndërtimit. Një prej tyre, Aliu Road Hous, e Isa Aliut, njeri i afërt i kreut të grupit që e ndihmonte 50-vjeçarin nga Elbasanit të pastronte paratë. Isa Aliu rezulton po ashtu në kërkim.
Nga hetimet e SPAK është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.
Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm.
Pas injektimeve të parave “cash” në llogaritë e kompanisë “Aliu Road Hous” sh.p.k, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt Maj 2021 – Qershor 2021, rezulton se kompania “Aliu Road Hous” sh.p.k, ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit. Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim Isa Aliu, orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash. Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

SPAK goditi grupin kriminal të Salvador Aliut, i cili dyshohet se ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga vendet e Amerikës Latine në Europë. SPAK ka zbërthyer se si funksiononte ky grup.
Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Gjatë hetime janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha. Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e 960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:
Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar në portin e Waasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.
Episodi 2 – 6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).
Episodi 3 – 16 Gusht.2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.
Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020– Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.
Episodi 5 – 03 shkurt 2021– Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .
Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë. Nga realizimi i kësaj veprimtarie janë siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Emri i ndërtuesit Ilir Shtufi, i lidhur me Shkëlzen Berishën, del sërish në skenë. Rezulton se Shtufi i ka shitur 1058 m2 tokë në ‘Garden Building’ organizatës kriminale që u godit sot nga SPAK.
Shtufi po ashtu është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi del pjesë e një tjetër grupi kriminal, atij të Koçekut, të cilit i pastronte paratë e trafiktu të drogës përmes investimeve në ndërtim. Më 12 qershor, kur SPAK goditi grupin kriminal, Shtufi u largua drejt Greqisë, ku u kap brenda së njëjtës ditë, por deri më tani ka refuzuar ekstradimin.


Sekuestrimet e ditëve të fundit nga SPAK, me vlerë 250 milionë euro në total, nuk duhet të frikësojnë qytetarët që kanë investuar para të ligjshme në këto prona me origjinë kriminale. Mesazhi vjen nga kreu i SPAK, Klodian Braho.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme garanton në një mesazh publik se “në asnjë rast nuk do të cenohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”.
Kreu i SPAK Klodian Braho, thotë se pasuri të tilla rrisin forcën ekonomike të tyre, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.
Për këtë arsye, - thekson ai – këto pasuri duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.
“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.
Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.
Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.
SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, thuhet në reagim.

Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se në krye të grupit të goditur nga SPAK për trafikun e 50 tonë kokaine qëndron Salvador Shpëtim Aliu. Dyshohet se ai ndodhet në Dubai dhe masa arrest me burg ndaj tij është caktuar më 19 qershor, njëjtë si për 9 shqiptarët e tjerë që janë pjesë e rrjetit të trafikut te drogës dhe pastrimit të parave.
Mes masave të sigurisë është edhe Isa Aliu, një njeri i afërt i kreut të grupit kriminal, Salvador Shpetim Aliu, në emër të të cilit kishin përfunduar të paktën katër kompani, dhe prona te tjera.
Burimet thonë se shumë shtete europiane e kishin vënë në shënjestër për të zbuluar rolin e tij.
Salvador Shpëtim Aliu, është nga Elbasani dhe dyshohet se furnizonte me drogë disa nga grupet kriminale shqiptare, mes tyre edhe organizatën e Çopjave.

Foto: Suada Sherifi dhe Eldi Dizadari
SPAK ka goditur një prej grupeve kriminale më të mëdha të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës, të drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, i cili dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Pas këtij operacioni Shqiptarja.com risjell një artikull medias belge "GVA", dedikuar Dizdarit. Artikulli nis me ndalimin e tij nga dy oficerë policie, për shkak se po lëvizte me shpejtësi të lartë me një ‘BENZ’ luksoz në autostradën Anversw-Einthoven. Por oficerët nuk e dinin se shoferi ishte Eldi Dizdari, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë.
“Asnjë nuk e dinte se kishin ndaluar Eldi Dizdarin, një nga peshat e rënda të mafies shqiptare të drogës. Në Shqipëri, Matoshi jo vetëm që është i lidhur me trafikun e gjerë, ndërkontinental të drogës, por dyshohet se ka luajtur edhe një rol të rëndësishëm edhe në “masakrën e Bllokut”, ku një person ndërroi jetë dhe të tjerë u plagosën.
Denis Matoshi është një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar që është vendosur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ata pompojnë dhjetëra miliona, ndoshta nga trafiku i kokainës, në tregun lokal të pasurive të paluajtshme. Matoshi thuhet se është regjistruar zyrtarisht në Bluewaters Island Residences 2, në Dubai”, thuhet në artikull.
Në artikull vihet në dukje se ai ka kombësi belge dhe ka një fëmijë me ish misin Suada Sherifi.
"Ai është ose ka qenë i martuar (ende nuk janë të qartë)’, thuhet në artikull teksa theksohet se kjo e fundit ka 9 prona në Dubai në emrin e saj, me një vlerë totale të blerjes prej 17.8 milionë euro.
Media thekson gjithashtu se Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian "Y." Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth".
“Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian "Y." nga Antwerp. Matoshi në atë rast po ndiqet penalisht për korrupsion dhe përdorim të dokumenteve false.
Thuhet se Matoshi kishte një pasaportë false dhe një kartë identiteti false, të cilën ia kishte bërë një nëpunës i korruptuar nga qyteti i Antwerp-it. Këto kontakte lidheshin nëpërmjet një anëtari të familjes Y., i cili shpesh kishte dokumente false. Në mjedisin kriminal të Antëerpenit, Denis Matoshi njihet me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth".
Kompania Bello, është një federatë prej 14 bandash shqiptare të përfshira në kontrabandën ndërkombëtare të drogës, Matoshi thuhet se kishte dërguar mijëra kilogramë kokainë në Antëerp dhe Roterdam. Për të nxjerrë ato sasi të mëdha kokaine, Matoshi thuhet se ka bashkëpunuar me kriminelë të njohur droge të Antwerpenit si Bayram Y., i cili ishte zot dhe mjeshtër në kalatën 1700 në port.
Ky i fundit bashkëpunonte me kushëririn e tij, Marsin, i cili ishte planifikuesi kryesor i menaxherit nga terminalet e kontejnerëve të DPworld. Por kur Marsi "u nxor" nga familja e tij duke e qëlluar me disa plumba në këmbë, edhe perandoria e Bayramit u shemb.Në këto kushte "Alduth" (Dizdari) kërkoi partnerë të rinj që mund t'i merrnin kokainën në port dhe kështu u lidh me grupin e ish-kikboksierit Omar Govers dhe Najim E.M", shkruhet më tej.
Hotele e vila luksoze në vijën bregdetare shqiptare, por jo vetëm, janë mes pasurive të sekuestrua grupit kriminal të goditur nga SPAK. Bëhet fjalë për 491 pasuri me vlerë 150 mln euro.
Pronat e sekuestruara nisin nga toka, hotele, apartamente, vila, në disa qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan, në veri në Lezhë dhe Shkodër e në jug Dhërmi e Sarandë.
Bien në sy se vetëm në kompleksin turistik në Hamallaj, Lalzi Marina Seaside janë sekuestruar 121 vila, apartamente, dublekse, parkime, e mjete etj,
Po ashtu hoteli në ndërtim në një faqe kodre në Himarë, i planifikuar me 5 yje e 200 dhoma, Zig Zag; një tjetër në Tiranë, Hotel Elisa Tirana”, pjesë e brandit të famshëm ndërkombëtar “Melia”. Vila janë sekuestruar edhe në rezidenca në Tiranë, te Diamond Hill, te Astoria në Mjull Bathore
Katër shoqëri rezultojnë në zotërim të një personi, Isa Aliu, “Aliu Road Hous”e me seli në disa qytete, “Green Invest” në Tiranë e Fier (50% të kuotave), “Seavieu Development” me seli në Hamallaj dhe A.R.H Security në Tiranë e Elbasan.

Dritan Gjika dyshohet si pjesëtar i grupit kriminal të goditur së fundmi nga SPAK të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai konsiderohet si ‘koka’ e mafies shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador. Ai është arrestuar në vitin 2025 në Abu Dhabi.
47-vjeçari Dritan Gjika, kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë vizitori të përkohshëm, sipas të dhënave të tij të migracionit. Ai u bë një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave narkotike në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).
Struktura kriminale që ai drejtonte përfshinte një nivel drejtues, logjistikë dhe bashkëpunëtorë që punonin në realizimin e këtyre veprave penale, me ndihmën e kompanive të ligjshme që përdornin për pastrimin e parave dhe fshehjen e veprimtarive tregtare e financiare, ndërsa akuzohen se pastruan mbi 43 mln dollarë të mafias shqiptare të kokainës.

SPAK ka sekuestruar 150 mln euro pasuri të grupit kriminal të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës. Bëhet fjalë për kompani, vila luksoze e llogari bankare. Katër shoqëri rezultojnë në zotërim të një personi, Isa Aliu Aliu Road House me seli në disa qytete, Green Invest në Tiranë e Fier (50% të kuotave), Seavieu Development me seli në Hamallaj dhe A.R.H Security në Tiranë e Elbasan.
Kompanitë dhe vilat e vëna në sekuestro
-Aliu Road House shpk-Isa Aliu-
-Green Invest shpk
-Seavieë Development shpk
-A.R.H Security shpk
-Sekuestrohet një pjesë e kompleksit multifunksional turistik rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi / Lalzi Marina Seaside) në Hamallaj, Gjiri I Lalzit, sipas marrëveshjes mes shoqërisë Sviluppo Mare 1 dhe shoqërisë Aliu Road House.
-Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përftohen nga subjektet Seavieë Development, dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit notarial kryerje punomesh për ndërtimin e hotelit Zig-zag me 5 yje mbi 200 dhoma, në Jalë Himarë, për të cilën shoqëria Narvalno Group, shpk ka marrë përsipër bashkëfinancim në masën 40 për qind dhe nxjerrjen e lejes së ndërtimit nga AZHT.
-Të drejtat pasurore mbi pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti Altea Construksion në realizimin e punimeve për ndërtimin e një kompeksi rezidencial vilash në zonën e Mjull Bathores Tiranë, në projektin e quajtur Astoria rezidencë
-Subjekti tregtar Altea Contruksion shpk
-Subjekti tregtar F$Xh invest shpk
-Subjekti Altea Invest Shppk
-Subjekti tregtar S.T.N.P.M pjesën takuese të Shpëtim Bibaj
-Hotel Elisa Tirana, afilated by Melia
-Të gjithë pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti Altea Invest shpk, për ndërtimin e një objekt strukturë funksion hoteleri në Dhërmi.

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi është një prej eksponentëve të kërkuar nga drejtësia i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Dizdari është i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe nga drejtësia italiane i cilësuar si pjesëtar i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) - një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.
Ai është arrestuar në vitin 2020 pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian, por më pas u lirua. Aktualisht dyshohet se Eldi Dizdari fshihet në Dubai, ndërsa SPAK ka lëshuar ndaj tij masën ‘arrest me burg’ për përfshirje në trafikun e narkotikëve.
Komente










I tha Edi Rama ejani investoni ne shqiperi se e keni deren hapur dhe tani gjoja me gjykata po i sekuestron pasurit per tia kaluar kompanive te pushtetarve .Shteti te jep mundesi te merresh me rruge ilegale pastaj te godet gjoja po vejne drejtesi. Nuk mund te denosh e sekuestrosh pasuri se ka bere kondraband jashte shteti e lejet e ndertimit ky shtet ja dha
PërgjigjuPo per 21 Janarin dhe gerdecin cfare po beni?!
PërgjigjuNuk e di q mbani mend o lexues, kur Palloshi i Gjate, siç e quante zevendesja e vet komisjoninte video me dron te Tiranes me “rrokaqiej”. Po ato “rrokaqiej” mund ti shikosh cdo dark me drita fikur. Jam kurjoz sa perqindje e tyre i perkasin krimit qe po na del cdo dite, dhe sa te politikaneve e sa te krimineleve ne politike. Un shpresoj qe keto sekuestrime te jene te verteta dhe ti jepen ne perdorim rinise Shqiptare qe po na zbukuron rruget keto 17 dite!
PërgjigjuO Dori, kur e ka quajtur zevendesja e vet Pallosh i Gjate ? Ma trego pak se dua ta di, e kerkoj ne google po del vetem qe e ka thene gaz bardhi e salih berisha dhe keta e kane marr nga lapsi. Ka ndonje prove pervec ketyre qe e ka quajtur ashtu ??
Shtet i krimbur koke e kembe qe mbahet nga narkotrafikantet. Dhe pastaj themi pse euro zhvlersohet...
PërgjigjuAmin or teeeejjjjj
Euro zhvelesohet nga zhvillimi dhe fuqizimi i ekonomise dhe kapitalit te vendit, dhe kjo fale qeverisjes time vizionare. Leku po forcohet perdit pasi kemi ditur qe ne nje periudhe 13 vjecare te zbazim vendin nga njerez jo eficente si puntore, ustallare, mjeke, mesuese, profesore, dhe gjithe faresh lloji qenie te padobishme dhe shume irritues per syte e mi dhe bashkepuntoreve te mi me ide te gjata dhe te thella. Besoj e kupton qe njerez te zgjedhur si puna ime nuk mund te bashkejetojne me keto qenie minore. Ne jetojme nen nje kulm vetem me bizesmene te tille transnacional qe dine te na mbajne ne pushtet dhe te qeverisim kete vend te zbrazur. I joti, Edi