Endrit Gjella 34 vjeç, Dritan Taço 23 vjeç, dhe Anxhela Avdiraj 20 vjeç, janë vënë në pranga pasi merrnin vajza nga Shqipëria dhe Rumania, për qëllime turistike dhe më pas i shfrytëzonin ato për prostitucion.
Policia Italiane thotë se rrjeti kordinohej nga 34-vjeçari Endrit Gjella, i cili pavarësisht se ishte në burg, u kërkonte vartësve të tij të sillnin vajza të tjera nga Shqipëria dhe Rumania.
Ata kërkonin vajza të reja që më pas i përdornin për prostitucion.
Roli të rëndësishëm në këtë grup kishte edhe 20-vjeçarja Anxhela Avdiraj, e cila pasi i bënte shoqe vajzat e reja në Itali, i bindte ato që të ushtronin prpostitucion, për shkak të shumave të mëdha që do përfitonin.
Vajzat e ushtronin prostitucionin pranë një stacioni hekurudhor në Pescara të Italisë.

(Të arrestuarit për prostitucion)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
