Hodhi kos e vezë drejt Fredi Belerit, shoqërohet në polici qytetari

Hodhi kos e vezë drejt Fredi Belerit, shoqërohet në polici qytetari

Fredi Beleri duke u goditur me veze

Tirane- Policia shoqëroi sot qytetarin që goditi me vezë e kos Fredi Belerin. 

Incidenti ndodhi dje para Kryesisë së Kuvendit, ku një një qytetar pasi e ndoqi i hodhi kos dhe e goditi me vezë.

Fredi Beleri u prit me fyerje dhe sulme ditën e djeshme teksa doli nga godina e Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit Evropian që kishte ardhur në Tiranë.

61 vjeçari ditën e sotme është shoqëruar për të dhënë një deklaratë në Polici.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F. B., me detyrë eurodeputet”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/10/2024 00:37

    Beleri morri ate qe meritonte.Me vjen keq qe nuk kishte me shume protestues kunder tij,me vjen keq qe nuk u prit me ndonje nga ato /dhuratat/ qe Koreja e Veriut dergon me balona ne Korene e Jugut!

    Përgjigju
  • Bom: 30/10/2024 16:26

    Turp policia, shume turp! Qe kur eshte arrestuar dikush qe ka gjuajtur me veze dhe kos?! Pse nuk arrestoni ata ne parlament qe e bene atë institucion gazin e botës???! Leri ata ne parlament, se jane në pafytyre, por ky qytetar meriton medalje, jo shoqerim nga policia! Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?