Arrestohet shqiptari që goditi me thikë bashkëshorten e tij ditën e djeshme në Korinth në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari u arrestua pas disa orëve kërkim nga policia greke.
Po ashtu, mësohet se arsyeja e cila çoi shqiptarin drejt këtij akti ka qenë xhelozia.
Mirosh Bardhi, 45 vjeç, shkoi në shtëpinë ku gruaja e tij, Anxhela Bardhi punonte në zonën e njohur si Kantare, dhe pas një konflikti për shkaqe xhelozie e goditi disa herë me thikë.
Bashkëshortja e tij, ndodhet në spital në gjendje kome, ndërkohë që ende ajo nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.
Pak ditë më parë, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në shtetin fqinj, ku babai vrau vajzën e tij dhe më pasi e groposi në kopështin e shtëpisë së tyre.