Uniformat blu të Shkodrës kanë arrëstuar 73-vjeçarin, Vlash Krajnin në fshatin Barbullush, pasi një ditë më parë goditi me çekiç bashkëshortën e tij.
Leze Krajni është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 73 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta (çekiç) bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Çekiçi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento