KORÇË- Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur me grusht një 48 dhe një 37 vjeçar për motive të dobëta.
‘-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. P., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht një 48-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të dy banues në Korçë.’- thuhet në njoftimin e policisë
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.