Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës që përndiqte. Ngjarja u shënua mesditën e dy ditëve më parë, ndërsa arrestimi i 25 vjeçarit u krye në orën 22.30 në kryeqytet. Marin Nozlli dyshohet se në orën 13.00 në rrugën e “Qelqit”, në Tiranë, goditi me grushte 22-vjeçaren G.D., banuese në Tiranë, të cilën e përndiqte sistematikisht. Në këto kushte efektivë të poliisë së kryeqytetit kanë arrestuar në flagrancë 25 vjeçarin Marin Nozlli. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet lidhur me këtë ngjarje.