Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri është arrestuar nën dyshimin se ka goditur me makinë një këmbësore.
Ndaj tij është caktuar masa 48 orë paraburgim. Vokrri sipas mediave kosovare dyshohet se gjatë drejtimit të makinës ka goditur me pasqyrën një kalimtare rasti.
Personi që kishte pësuar këtë goditje dy javë më parë, kishte denoncuar rastin në polici, duke identifikuar edhe autorin e makinës.
Në deklaratën e tij, dhënë policisë, personi në fjalë kishte thënë se Vokrri kishte hezituar të ndalonte dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është dërguar për procedurë të mëtejme në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmuar për Indeksonline se Fadil Vokrri është paraqitur në polici rreth aksidentit.
Sipas Salihut është një vajzë që kadenoncuar rastin në polici.
“Kryetari është ftuar për t’u paraqitur në polici, ku do të merret në pyetje për një aksident që pretendohet që ka ndodhur para dy javëve, në të cilën thuhet se
Vokrri ka goditur një vajzë, e për këtë Vokrri nuk ka qenë dijeni. Ai është përgjigjur policisë dhe pritet që pasdite të lirohet”, deklaroi Salihu.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com